• |
ide | kryesore

Mané firmos me Hellas Verona, por do të luajnë në Shqipëri i huazuar

-Instant, Sport



Bachir Mané është një futbollist i ri i Hellas Verona. Mesfushori senegalez, që ka përfunduar kontratën me Carpin, ka firmosur klubin veronez. Vetëm se Mané nuk do të qendrojë dot gjatë në klubin e tij. Pasi e ka vënë nën kontratë, Hellas Verona është gati ta xhirojë në huazim mesfushorin 23 vjecar Bachir Mané, ish-lojtari i Carpi. Veronezët kanë arritur akordin me KF Laci, duke e sjellë kështu në Superiore lojtarin senegalez.

Një përforcim i fuqishëm për kurbinasit, që në ditën e parafundit të merkatos bëjnë dy goditje të forta, që e konsolidojnë skuadrën e Armando Cungut në pretendimet e këtij kampionati për titullin kampion. Paraditen e sotme bardhezinjtë kanë prezantuar edhe mbrojtësin Erhun Obanor. Nigeriani që u largua nga Kukësi, do të vazhdojë të luajë në Superiore, por me fanellën e kurbinasve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *