• |
ide | kryesore

“Mazhoranca po bllokon dërgimin e kërkesës për ODIHR”, Bylykbashi akuzon PS-në për dëmtimin e procesit zgjedhor

Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka akuzuar mazhorancën për bllokim të mbledhjes dhe agravim të situatës së nderë mes palëve. Duke folur me ton shpotitës, Bylykbashi ka thënë se Partia Socialiste po mban peng dërgimin e kërkesës tek OSBE-ODIHR, nga të cilët PD pret opinion për çështjen e futjes në zgjedhje me koalicionet siç janë sot.

“Kemi kërkuar t’i drejtohemi ODIHR për çështjen e garimit të lirë në koalicione siç janë sot në përputhje me Kushtetutën. Ka dy javë që PS refuzon të dërgojë kërkesën pranë ODIHR. Me këtë veprim bllokon marrëveshjen e 14 janarit si dhe po bllokon mbledhjen e Këshillit Politik, ata po ashtu po vënë në rrezik edhe procesin e hapjes së negoaciatave me BE”,- tha Bylykbashi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *