• |
ide | kryesore

Mblidhet sot samiti i BE-së, diskutohen tensionet në Mesdhe dhe situata në Bjellorusi

Lajme, Planet



Për të diskutuar mbi tensionet në Mesdhe, protestat në Bjellorusi dhe marrëdhëniet e tensionuara me Kinën, do të mblidhet sot samitin, i shtyrë disa herë, i BE-së. Në krye të axhendës janë marrëdhëniet me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Greqia dhe Qipro janë në një përballje me Turqinë për kërkimet që kjo e fundit ka nisur në Mesdhe, përplasje e filluar kohë më parë që është tensionuar së tepërmi muajt e fundit. Pavarësisht gjithë kaosit të krijuar, BE nuk ka rënë dakord për sanksionet që do të ndërmerren. Sanksione nuk ka pasur as për liderin bjellorus, pavarësisht protestave dhe refuzimit nga ana e popullësisë vendase për zgjedhjet presidenciale të manipuluara. Përveç Europës, politikat e serta të brendshme e të jashtme të Kinës kanë detyruar BE-në të ndryshojë takt në marrëdhëniet me Pekinin.

Një tjetër temë të cilët liderët do të diskutojnë është edhe situata e COVID-19 dhe sidomos me valën e dytë që po rezulton fatale për shumë shtetet të bllokut.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *