• |
ide | kryesore

Mozzik kryefjala e kësaj vere

-Instant, Paparazzi, Slider
Mozzik



Mozzik ka qenë kryefjala e kësaj vere, por duket se më e mira akoma nuk ka ardhur. Pas suksesit me ‘Madonna’ dhe super bashkëpunimit me Kidën për ‘PP’, reperi solli albumin e shumëpritur ‘MozzArt’ që theu rrjetin. Me anë të një postimi, reperi më IN i momentit ka treguar se albumi ka arritur jo pak por 30 milionë shikime dhe s’mund të ishte më i lumtur. Mozzik publikoi më 31 korrik albumin e tij të titulluar “MozzArt”, që përmban 20 këngë dhe deri tani po bën goxha bujë dhe është pritur shumë mirë nga fansat. Pjesë e MozzArt është dhe bashkëpunimi me Tayna-n dhe Unikkatil-in: Hana, Glock, Stari i Mahallës, Dhelpër dinake, Zemra ime, Shqiptar, Boss, Louis Vuitton, Sirena, Madonna, Auf Eiedersehen, Tom and Jerry, Weiss, Baby, Nokia, Lass mal, Kërkun, Veq njo, Kaniher, Kur thojshe. Nga këto këngë, janë publikuar më herët: Glock, Stari i mahallës, Dhelpër dinake, Zemra ime, Shqiptar, Madonna, Auf Wiedersehen, Baby, Lass mal, Veq njo Ndërkohë, vlen të veçohet edhe bashkëpunini i dytë i Mozzik me Kidën i titulluar “Kërkun” dhe bashkëpunimi i tij me të vëllain, Getinjo, për këngën “Sirena”.
Ndër të tjera, kënga që tërhoqi më shumë vëmendje është ajo që reperi ia dedikon të bijës, e titulluar “Hana”, ku ka shpalosur të gjitha ndjesitë e të qenurit baba dhe dashurinë që gëzon për të voglën e tij. E në këtë këngë nuk kishte si të mungonte Loredana, që i dha jetë frytit të tyre të dashurisë. Mozzik shkruan për shqetësimet e para që reperja ka patur në fillim të shtatzënisë dhe ndër të tjera thotë se në ato momente ndodhej në Dusseldorf dhe nuk e dinte ku ishte spitali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *