• |
ide | kryesore

Navalny: Putin është përgjegjës për helmimin tim

Lajme, Planet



Kryeopozitari Alexei Navalny, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, qëndron pas helmimit të tij të dyshuar.

“Putin qëndron prapa krimit dhe nuk mund të ketë një version tjetër për atë që ka ndodhur”, tha Navalny për gazetën gjermane Der Spiegel.

Navalny është helmuar në një fluturim nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe ka kaluar gati tri javë në gjendje kome. Dy ditë më vonë, ai është transferuar në spitalin Charite të Berlinit, ku mjekët kanë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok në trupin e tij. Kjo substancë prodhohet kryesisht në Rusi.  Kremlini e mohon helmimin e Navalnyt dhe qeveria ruse i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të hapur hetime në lidhje me rastin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *