• |
ide | kryesore

Nisin gërmimet në burgun e Burrelit për eshtrat e të zhdukurve në komunizëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vit pas urdhërit për ngritjen e grupit të punës nga qeveria, kanë filluar gërmimet në Burrel, në pjesën e jashtme të burgut tek vendi i quajtur ‘’Qershia’’ për eshtrat e italianit Giussepe Terrusi dhe shumë viktimave të komunizmit.

Bankieri italian ishte viktimë e regjimit komunist në Shqipëri pasi u burgos në Burrel, dhe me insistimin e djalit të tij, Aldo Renato Terrusi dhe tashmë po synohet që të gjenden eshtrat për t’u rikthyer në Itali pas disa dekadave.

Afër burgut të Burrelit dyshohet se janë eshtrat e shumë të burgosurve politikë që vdiqën gjatë regjimit komunist duke vuajtur dënimet e asaj kohe.



5 Comments

  1. Germimet duhet te realizohen nga arkeolog ne bashkepunim me punonjes te mjeksise ligjore per identifikimin e eshtrave,

  2. interesante qe nen qeverine socialiste kerkohen eshtrat r te pushkatuarve gjate komunizmi dhe demshperblehen ish te persekutuarit… gjate qeverisjes demokratike mbaj mend protestat kur ish te persekutuarit digjnin veten

  3. Talibanet e shqupit bejne si te revoltuem.
    Sekretari PPSH vuri gjithe spiunat e sigurimit neper vende kyce dhe jua kishte dosjen ne sirtar. 2 here nga 8vjet nuk u be asgje nga shteti rrumpalle i mirikall of fridom.

    Tani talibanet bejne si te revoltuem. Po te hudhen ne fyt kur i thu qe Luljeta ka punu kamarier ne Rinas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *