• |
ide | kryesore

Papa Francesku refuzon takimin me Pompeon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua të enjten me zyrtarë të lartë të Vatikanit, një ditë pasi u bënë publike kritikat e Shteteve të Bashkuara ndaj politikës së Selisë së Shenjtë për Kinën.

Vatikani e refuzoi kërkesën e zotit Pompeo për t’u takuar me Papa Françeskun, duke përmendur si arsye politikën e Selisë së Shenjtë për të shmangur audiencat e Papës gjatë fushatave zgjedhore.

Kryediplomati amerikan Mike Pompeo u takua me Kardinalin Pietro Parolin, sekretar i shtetit i Vatikanit, ndërkohë që tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Vatikanit për Kinën u shfaqën në publik.

Sekretari Pompeo, i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Vatikan, Callista Gingrich, u takua gjithashtu me Ministrin e Jashtëm të Vatikanit, Kryepeshkopin Paul Gallagher.

Dy zyrtarët e lartë diplomatikë të Vatikanit e kanë akuzuar zotin Pompeo se po përpiqet të tërheqë në zgjedhjet presidenciale amerikane Kishën Katolike në SHBA, duke dënuar marrëdhëniet e saj me Kinën.

Komentet erdhën pasi zoti Pompeo akuzoi Kishën në një artikull si dhe në Twitter këtë muaj, se po rrezikon “autoritetin e vet moral” duke përtëritur një marrëveshje me Kinën për emërimin e peshkopëve nga Vatikani.

Kardinali Parolin dhe Kryepeshkopi Gallagher thanë se Papa Françesku kishte refuzuar një kërkesë të zotit Pompeo për një audiencë, sepse Papa i shmang takimet me politikanët gjatë fushatave zgjedhore.

Zoti Pompeo ishte në Vatikan për të marrë pjesë në një konferencë mbi lirinë fetare të organizuar nga ambasada amerikane në Selinë e Shenjtë.

Gjatë konferencës të mbajtur dje, zoti Pompeo e quajti Kinën shkelësen më të madhe të të drejtave fetare në botë.

Të enjten, para takimit me zyrtarët e Vatikanit, Sekretari i Shtetit bëri një vizitë në Komunitetin e Sant’Egidios në Romë, një organizatë bamirëse e krishterë.

“Departamenti i Shtetit ka punuar me ju të gjithë prej një kohë të gjatë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë,” tha zoti Pompeo pas takimit me anëtarët e grupit të paqes.

Grupi Sant’Egidio është themeluar në fund të viteve 1960, dhe është emëruar disa herë për Çmimin Nobel të Paqes për punën me të varfërit. /VOA



5 Comments

  1. So long as the priest, that denier, calumniator and poisoner of life by profession, still counts as a higher kind of human being, there can be no answer to the question: what is truth?

    Persa kohe qe prifti, ky mohues, mashtrues dhe helmues profesionist i jetes, akoma llogaritet si nje lloj qenieje e larte njerezore, as qe mund te kete pergjigje per pyetjen “c’eshte e verteta?”

    FRIEDRICH NIETZSCHE

  2. M…i refuzon k…n . Film serial.. 250 vjecar… sipas interesit. a mortja pse sju ha te gjitheve ku e katandiset boten vit pas viti. pse nuk hapet kjo tok e perpij te gjitheve. plehra

  3. Edhe katoliket nuk po i ndjekin me keta amerikanet e terbuar qe ngelen duke kercenuar gjithe miletin beni sic u themi ose do u bombardojme.
    Sa keq fundi i botes

  4. Kot ankohet padhoshi i gjate se nuk ka intelektuhale ne shqiperi. Ja ku jane disa prej tyre qe bejne komente per “politiken e vockel” qe bejne vatikani e amerika e gjithe dynjaja. O ju karuca qe komentoni politiken boterore shikoni se na ka mbyt muti ne bahcen tone, lereni dynjane se i zgjidhin vete punet e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *