• |
ide | kryesore

Paratici entuziast për të marrë Chiesa tek Juventus: “Jemi të kujdeshëm, duhet të bëhemi krijues”

-Instant, Sport



Juventus po punon për të mbyllur në castet e fundit të merkatos goditjen më të rëndësishme, atë për të marrë në Torino Federico Chiesa. Ta marrësh nga Fiorentina nuk do të jetë e lehtë, e di mirë edhe drejtori sportiv Paratici: “Juve është gjithnjë e kujdesshme për atë që ndodh në merkato, si për Chiesa ashtu edhe për ndonjë lojtar tjetër. Kjo është idea jonë, duhet të jemi kreativë, sidomos në këtë moment në të cilin është vështirë të bësh merkato”,

Bardhezinjtë po punojnë për shitjet e kanë studiuar formulën për tia propozuar Commisso për sulmuesin e ri anësor: huazim vjetor për 10 milionë euro, plus të drejtën e blerjes të fiksuar për 30 e 10 bonus të mundshëm. Tratativa është futur në fazën e nxehtë e nuk mbetet tjetër vec përgjigjes nga Firence.

Juventus ka nevojë të shesë e, përvec Douglas Costa, në mbrojtje janë dy ata që kanë valixhet gati: bëhet fjalë për Rugani e De Sciglio. Për të parin janë të interesuar Valencia, Neëcastle e Rennes: të gjitha kërkojën huazimin e bardhezinjtë janë të gatshëm të thonë po. Tani vendimi i takon lojtarit që sapo është bërë prind për herë të parë. Për anësorin, ish-lojtarin e Milan, është vetëm Sevilla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *