• |
ide | kryesore

Paris Hilton, dedikim të dashurit : Ndihem vajza më me fat në botë

-Instant, Paparazzi, Slider



Paris Hilton dhe i dashuri i saj, Carter Reum,kanë festuar përvjetorin e parë të lidhjes

Paris nëpërmjet rrjetit social Instagram vendosi ti bënte një dedikim Carter duke postuar foto së bashku dhe duke e quajtur ‘personi më i jashtëzakonshëm’. “Gëzuar përvjetorin dashuria ime! Ndihem si vajza më me fat në botë sepse të kam ty. Ti e hape zemrën time në mënyra që unë nuk e dija se ekzistojnë”, nisi dedikimin Hilton.“Ti je personi më i jashtëzakonshëm që kam takuar ndonjëherë.  Asnjëherë nuk kam menduar se është e mundur të kem kaq shumë dashuri për dikë.Unë kurrë nuk do ta harroj puthjen tonë të parë. Kur jemi bashkë ndihem sikur jemi në botën tonë dhe gjithçka zhduket rreth nesh dhe jemi vetëm ti dhe unë”.Ti je gjithçka për të cilën kam ëndërruar dhe je perfekt për mua në çdo mënyrë.Më tregove se çfarë është dashuria e vërtetë, ishit ajo pjesë e misterit që mungonte”.Faleminderit që ishe njeriu më i mirë, më besnik dhe mbështetës në jetën time. Faleminderit që ma mbushe zemrën me kaq shumë dashuri. Ne e bëjmë njëri-tjetrin të plotë. Ne jemi një”, vazhdoi mes tjerash Paris.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *