• |
ide | kryesore

Prezantimi/ Kumbulla injoron Taren: “Kur më thirri Roma nuk hezitova fare”

-Instant, Sport



Marash Kumbulla për shumë kohë ishte shumë pranë Lazio, por pastaj zgjodhi Romën. Në fakt, relatat me bashkëkombasin e tij, drejtorin sportiv të Lazio, Igli Tare, kishin dhënë idenë se mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë do të zgjidhte bardhekaltrit, por nuk ndodhi kështu: “U fol për shumë shoqëri, por kur më thirri Roma nuk hezitova, jam super i lumtur”. Mbrojtësi shqiptar, në ditën e prezantimit të tij ka rrëfyer tratativën me verdhekuqtë: “Ishte e shpejtë, por ishte e lehtë të zgjidhje. Më vjen keq sidoqoftë që u largova nga Verona ku u rrita shumë”. Edhe objektivët janë të qartë për 20 vjecarin kuqezi: “Duam të arrijmë sa më lart të jetë e mundur”. Lidhja me skuadrën duket e mirë dhe u shfaq në debutimin kundër Juventus: “Isha i lumtur për debutimin, por kam pak dëshpërim që nuk morën tre pikët”.

Të dielën e kaluar, kundër Juves, në krah të tij ishin Ibanez e Mancini, por për Kumbullën mosha e re e linjës difensive nuk është një problem: “Për mua është një motivim më shumë – shpjegon – Eshtë e vërtetë që jemi të rinj në mbrojtje por kemi treguar se jemi koherent e të përqendruar. Mund të përmirësohemi e të japim akoma më shumë”. Kjo është cfarë urojnë në Romë, e motivi për të cilin e morën, si ka shpjeguar drejtuesi Manolo Zubiria që është ulur krah Kumbullës në konferencën e shtypit. “Marash është një investim në linjë me projektet e pronarëve “, nënvizon ai. E pashmangshme pastaj pyetja për Kumbulla në lidhje me Smalling si shok i ardhshëm skuadre, por ish-lojtari i Veronës nuk zbilancohet: “Ka një karrierë të pasur me suksese, tani mendoj vetëm për atë që është këtu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *