• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i filmit ‘Twist’, Rita Ora në rol kryesor

-Instant, Paparazzi, Slider



Sky Cinema ka publikuar trailerin e versionit modern të filmit “Twist” nga Charles Dickens, në të cilin këngëtarja  Rita Ora ka një rol kryesor.

Përkrah Rita Orës që ka rolin e Dodge, luajnë edhe Ralf Low me rolin kyesor atë të Twist, Lena Headey si Sikes, Sir Michael Caine si Fagin, Franz Drameh si Batesey, Sophie Simnett si Red and David Walliams si Losberne. Versioni modern është shumë më ndryshe nga i vjetri, sepse regjisori ka vendosur të mos i qëndrojë besnik atij klasik.Rita ka ndarë me ndjekësit në Intsagram trailerin e filmit dhe është shprehur shumë e nderuar që ju dha mundësia të luajë përkrah aktorëve më të mirë.“Ishte një nder të kisha shansin për të punuar jo vetëm me një nga heronjtë e mi të aktrimit të të gjitha kohërave, Michael Caine, por me kastin më të mir! Unë kam rolin e Dodge, mezi pres që të gjithë të shihni!”, shkroi Rita në instagram.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *