• |
ide | kryesore

Punësimi i 1 mijë mësuesve, PD: Do zgjidhen sipas preferencave politike

-Instant, Lajme, Paparazzi, Të fundit



Pas vendimit të qeverisë për të rritur numrin e arsimtarëve me 1000, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi shkruan se ky është një hap i rëndësishëm dhe një kërkesë e bërë prej kohës nga opozita.

Ajo denoncoi faktin që punësimet bëhen sipas preferencave elektorale, ku nuk emërohet ai që është i pari në listën e portalit.

Reagimi i plotë:

Albana Vokshi: Te pakten diçka e kopjoi, por si gjithmone, gjysmak!

Shtim 1000 mësuesish? Një hap i parë pas shumë javësh kërkesa të përditshme të PD. Por, si çdo vendim tjetër, edhe ky mund të përdoret thjesht për punësime elektorale të mësuesve militantë të Partisë sepse portali “Mësues për Shqipërinë” ka dështuar e vlen vetëm për propagandën e Ramës.

Rasti i punësimit të mësuesve në Fier, (shih fotot) e dëshmon kêtë. Nuk punësohet ai që renditet i pari në listë, por punësohet ai që renditet i 27, 28, 48 e kështu me radhë…

Qeveria duhet të bëjë procedura pranimi transpatente e ne bazë meritokracie. Rama të mos paguajë për inceneratorët e tij e të Veliajt me milairda leke, por të sigurojë shkollat dhe mësim cilësor.

Për këtë nuk mjafton një masë gjysmake e marrë nën presionin e vazhdueshëm të PD, por duhet me urgjencë të alokojë fonde për:

Testimin serologjik dhe testimin periodik me tampon për të gjithë mësuesit në të gjithë vendin;Sigurimi i kushteve higjeno – sanitare të domosdoshme për në kohë pandemie e në reapektim të protokollit të sigurisëSigurimi i mjeteve mbrojtëse falas për mësuesit e për nxënësit (maska, dezinfektantë).Desinfektimi i shpeshtë, të cdo shkolle, sic edhe protokolli i sigurisë e kërkon.Pagesë e plotë për cdo orë shtesë, si dhe shpërblim mujor për cdo muaj mësimdhenie në kohë pandemie.

Shëndeti dhe jeta e çdo nxënësi dhe e çdo mësuesi është e shenjtë!



1 Comment

  1. ”’ punësimet do bëhen sipas preferencave elektorale, ku nuk emërohet ai që është i pari në listën e portalit.”

    Po nga e mori vesh kjo si do behen punesimet? Procesi akoma nuk ka filluar .
    Kesaj i thone te besh propagande nga hici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *