• |
ide | kryesore

Rita Ora bashkëpunon me ‘ShoeDazzle’, flet për industrinë e muzikës

-Instant, Paparazzi, Slider



Ajo është shfaqur në filma si “Fifty Shades of Grey” dhe në televizion si aktore, por edhe si drejtuese e “America’s Next Top Model” dhe gjyqtare në shfaqjen e lojrave muzikore “The Masked Singer” në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është një biznesmene, e cila renidtet në listën e yjeve femra më të pasura të Britanisë së Madhe. Në modë, 29-vjeçarja ka bashkëpunuar në koleksione me markat e famshme ‘Adidas’ dhe ‘Giuseppe Zanotti’. Tani, ajo po lanson një linjë këpucësh me ‘ShoeDazzle’, nga 1 tetori.

“Ndjeva se ishte vërtet e rëndësishme të bëja partneritet me dikë që e njihja, që e kuptonte rëndësinë e aksesit, veçanërisht duke pasur parasysh kohën në të cilën jetojmë”, tha Ora, të martën. “’ShoeDazzle’ me të vërtetë gjithnjë e ka kuptuar nevojën e aksesit dhe përballueshmërisë, e cila ishte me rëndësi të madhe për mua. Kështu që, puna me ta ndjehej si një përshtatje e natyrshme. Unë jam një lloj vajze praktike. Ne vendosim një sasi të madhe mendimesh dhe detajesh për të bërë këpucët”.

Koleksioni ofron një sërë opsionesh: atlete, këpucë me takë dhe çizme që kushtojnë midis 32,95 dollarë dhe 59,95 dollarë. (Anëtarët VIP të ‘ShoeDazzle’ – një shërbim abonimi online me bazë në Kaliforni – marrin çmime të zbritura).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *