• |
ide | kryesore

Rrëfimi i një punonjëse seksi në telefon: Çfarë kërkojnë burrat në ëndrrat e tyre më të çmendura

-Instant, Arkiva, F1, Stil



Seksi në telefon, rezultoi, se ishte tamam si të jesh në skenë, dhe kur ti je në skenë, nuk mendon, thjesht bën.

Presioni që i bëja vetes për të qenë kreative, ishte krejtësisht i panevojshëm, pasi klientët më “furnizonin” vetë me karakteret dhe skenat që donin gjatë gjithë bisedës.

Shumica e tyre prezantoheshin me emra të rremë. Ndonjëherë përpiqeshin të ndryshonin zërin, por nuk zgjaste shumë.

Shkathtësia ime në ndryshimin e thekseve apo dialekteve më bëri shumë të njohur. Më së shumti, më kërkohej të bëja si franceze ose spanjolle dhe herë të tjera si britanike, kineze apo gjermane. Një herë madje, më kërkuan të bëja si afrikano-amerikane dhe kjo ishte hera e parë që refuzova një kërkesë.

Tingëllon paksa e frikshme, por rregulli i përgjithshëm është të mos mendosh gjatë.

Telefonuesit ndaheshin në 3 kategori.

Rreth 10% e tyre ishin drejtues me fuqi të lartë, telefonatat e të cilëve i quaja, “dreka biznesi”. Këto ishin pothuajse gjithmonë thirrje 10 minutëshe dhe kërkonin shumë pak nga unë. Këta ishin dhe ata që nuk donin t’ju njihej identiteti.

Kërkonin zakonisht afirmime nga unë dhe të thoja çfarë ata donin të dëgjonin.

Ata gjithashtu donin të dëgjonin “zhurmat dhe tingujt” më seksualë të mundshëm dhe këtë e bëja me lëvizje të çuditshme të dhëmbëve, gishtave dhe gojës. Është shumë më e lehtë të mashtrosh veshët sesa sytë.

Grupi i dytë përbënin pjesën më të madhe të telefonuesve, rreth 85%. Shumë nga historitë që ata donin të “krijonin” do të bënin filma të bukur, ku unë isha zakonish shërbëtorja që dhunohet, apo vajza e humbur në pyll që përdhunohet. Është i frikshëm numri i burrave që kanë një fantazi përdhunimi.

Donin të përgjërohesha për ndihmë, të tingëlloja e frikësuar dhe e pambrojtur. Disa prej tyre madje donin të më dëgjonin duke qarë. Të tjerë, donin që në fund të zbulohej se unë e kisha dëshiruar atë gjatë gjithë kohës.

E gjithë kjo filloi të më bënte t’i shihja burrat pak më ndryshe. Ato që unë mendoja se ishin raste të izoluara të sociopatisë, në të vërtetë mund të ishin incidente të izoluara të mungesës së përmbajtjes, kundër një dëshire të fshehtë në gjysmën e njerëzve përreth meje.

Sidoqoftë, kisha marrë një vendim për ta injoruar frikën time. Objektivi ishte mos ta “sillja” këtë punë në shtëpi.

Grupi i tretë, 5% i mbetur, janë “legjendat urbane”. Njerëzit që telefonojnë thjesht për të folur. Zakonisht, këta ishin burra të moshës 45-65 vjeç. Ndonjëherë habitesha nga ëmbëlsia dhe sinqeriteti i tyre. Në disa raste, ata ndiheshin e të turpëruar, apo me frikë se do i gykoja.

Kjo punë më ktheu pa kuptuar, edhe në një terapiste të palicensuar.

Anabel/Burimi: Cosmopolitan



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *