• |
ide | kryesore

Smalling kthehet tek Roma: vullneti i mbrojtësit vendimtar në akordin me United

-Instant, Sport



Telenovela Smalling tek Roma është në serinë e fundit. Verdhekuqtë kanë vënë operacionin në vijë, falë ndërhyrjes së djeshme të drejtorit sportiv Guido Fienga e drejtorit të përgjithshëm Manolo Zubiria që fluturuan në Londër për tu takuar me Manchester United: akordi është gjetur mbi bazën e 15 milionë euro plùs bonus, mungojnë vetëm detajet e fundit për kalimin përfundimtar. Vendimtar vullneti i mbrojtësit që ka dashur gjithnjë të rikthehet në kryeqytet pas përfundimit të huazimit. Tani anglezi pritet në Trigoria për vizitat mjekësore e firmën mbi kontratë, për të nisur aventurën e dytë romane.

Gjithcka e kryer për Smalling që do të firmosë një kontratë 4 vjecare për tre milionë euro në sezon. Akordi është arritur javë më parë, por tani ndërmjetësi Pajac duhet të mbërrijë në qendrën sportive verdhekuqe për të bërë kalimin zyrtar. Mbrojtësi vështirë se do të jetë në dispozicion për sfidën me Udinesen të shtunën, por Fonseca mund të buzëqeshë.

Burime pranë Real Madrid, ndërkohë, e japin të sigurtë kalimin në huazim të sulmuesit Borja Mayoral tek Roma. Sipas asaj që bëjnë të ditur gazetat sportive ‘Marca’ e ‘As’, menaxherët e lojtarit janë nisur për në Itali, e përfundimi i transferimit është shumë i mundshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *