Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë thuhet, por Arsenal nuk duroi dhe rasti i erdhi vetëm pak ditë pas disfatës në Premier League. Këtë herë, në cerekfinale të Carabao Cup shkon Arsenal, pas goditjeve të penalltive, me kohën e rregullt të përfunduar 0-0. Skuadra e Mikel Arteta ka arritur ta eliminojë Liverpoolin, edhe pse skuadra e Jurgen Klopp bëri një ndeshje më të mirë.
Reds patën më shumë sulme drejt portës dhe në një moment Minamino ka goditur edhe shtyllën, por fati i braktisi kampionët e Anglisë, që gjetën përballë një Bernd Leno të pakalueshëm. Në të paktën 5 raste portieri gjerman i mbylli portën sulmuesve të Liverpool. Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 0-0 dhe nga penalltitë më të saktë u treguan lojtarët e Arsenalit të cilët shënuan 5 dhe Leno mbrojti dy penallti për të shkuar në çerekfinale të Carabao Cup.
ENGLAND – CARABAO CUP
Brentford 3 – 0 Fulham
Aston Villa 0 – 1 Stoke City
Liverpool 0 – 0 Arsenal *
*pas penalltive