• |
ide | kryesore

Vlerësimet e Champions i dominon Bayern: Lewandowski “Lojtari i Vitit”

-Instant, Sport



Gjatë hedhjes së shortit të fazës së grupeve të Champions 2020/2021 janë ndarë edhe vlerësimet për protagonistët absolutë të edicionit të kaluar. Duke qenë se këtë vit nuk do të ketë Top të Artë, për shkak të pandemisë që ndikoi në performancën e lojtarëve, këto çmime janë konsideruar edhe më të rëndësishme.

Për sa i përket kompeticionit 2019/2020, është Bayern Mynih që ka dominuar në dorëzimet e trofeve individualë. Robert Lewandowski është zgjedhur si sulmuesi më i mirë, Manuel Neuer portieri më i mirë, Joshua Kimmich mbrojtësi më i mirë e Kevin De Bruyne mesfushori më i mirë. Për sulmuesin polak të bavarezëve shkon edhe trofeu më i rëndësishëm, ai i Lojtarit të Vitit, ndërsa Flick ka fituar garën e pankinës.

CHAMPIONS FEMRA 2019/2020: MË TË MIRAT

Portierja më e mirë: Sarah Bouhaddi del Lione
Mbrojtësja më e mirë: Wendie Renard del Lione
Mesfushorja më e mirë: Dzsenifer Marozsan
Sulmuesja më e mirë: Pernille Harder



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *