• |
ide | kryesore

A do t’i mbijetojë virusit Covid-19 presidenti i SHBA-së, Donald Trump?

Lajme, Planet



Premisat që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ta kalojë me lehtësi prekjen nga virusi janë të ulëta. Gjinia, mosha dhe pesha e të parit të Amerikës, janë faktorët që e bëjnë atë më vulnerabël ndaj përkeqësimit të shëndetit të tij nga COVID-19.

Ekspertët e shëndetit kanë parashikuar një rrezik prej 4% të vdekjes së presidentit. Megjithatë ata thonë se kjo mundësi është e vështirë të vlerësohet saktësisht, pasi janë dhe rrethana të tjera si gjendja e përgjithshme e trupit, nivelet e aktivitetit fizik apo dhe zbulimet e fundit mjekësore ato mund të bëjnë gjithë diferencën. Informacioni i siguruar nga një mjek i Shtëpisë së Bardhë në qershor e vendos presidentin 74-vjeçar në kategorinë e personave mbipeshë, gjë që trefishon rrezikun e tij për të pasur nevojë për trajtim spitalor, sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.



3 Comments

  1. Mos u merzisni lapsi se Biden mire e keni.Nuk do ta gjeje gje deri sa te humbase zgjedhjet.Po cfare analize do beni atehehere?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *