• |
ide | kryesore

Votoni për Ramën, atë e do edhe Zherar Depardjë

-Instant, 1, Ide

Mbrëmë, me shpejtësinë e përhapjes së një virusi në mjedis të mbyllur, u shpërnda në mediat proqeveritare dhe jo vetëm, një lajm sensacional. Për kryemisnistrin tonë artist dhe vizionar, paskësh folur në një nga revistat më të mëdha në Francë, “Le Point”, aktori i stërnjohur, Zherar Depardjë. 


Titujt në shqip vërshuan në mënyrë të pabesueshme: “Depardjë injoron Makronin dhe pëlqen Ramën”, “Rama është një tip për së mbari”, “I pëlqej vizatimet e tij me njolla”, “Rama ngjan me Malkovich” (poshte).


I nxitur nga kjo bujë e madhe që lideri artist i vendit tim paskësh shkaktuar në mediat franceze, vendosa ta shpenzoj 1 euro për të blerë versionin elektronik të së përjavshmes së sapodalë. 

Po, ishte e vërtetë, në një intervistë që zinte 7 faqe dhe që kishte zgjatur dy orë e gjysëm, aktori e kishte përmendur kryeministrin shqiptar dy herë. Madje aq peshë i kishte kushtuar gazetari këtij episodi, sa kur sqaronte takimin e Ramës me Depardjënë në kryeministri, në Tiranë, ngatërronte Ramush Haradinajn me Albin Kurtin, si dëshmitar në prezantimin e tyre. 

Por kjo kishte pak rëndësi. 

Ajo që të binte menjëherë në sy, ishte shproporcioni i vendit që ky episod zinte në intervistën që i kushtohej librit të fundit të aktorit, shijeve të tij kontroverse dhe kontestimeve të tij kundër masave izoluese që politikanët ndërmorën gjatë pandemisë, në raport me bujën që atij iu bë në Tiranë.

Por, edhe deri këtu mund të quhet e pranueshme. Me inferioritetin e provincialit, që i duket se legjitimohet në rrethin e të mëdhenjve, mediat tona i shndërrojnë shpesh në eveniment një foto apo një togfjalësh që të singjashmet e tyre botërore,  i rezervojnë një futbollisti, një shkrimtari, apo një sopranoje nga Shqipëria.

Pra, ky kompleks lokal, prej të cilit, duhet pranuar, se nuk ka përfituar vetëm Edi Rama, ishte mëkati më i vogël i mënyrës pompoze me të cilën fjalët e Depardjësë u përcollën në Tiranë. 

Thelbi i kësaj fushate manipulative, që donte të tregonte se ka aktorë me famë ndërkombëtare që vlerësojnë kryeministrin e Shqipërisë më shumë se presidentin e Francës (njësoj si ai sondazhi i Report TV ku Rama dilte lideri botëror më i dashur për italianët), që donte ta paraqiste atë si një artist të pranuar në rrethet e të singjashmëve të tij europianë, kishte një tjetër problem. 

A përbënin një ngjarje për t’u mburur deklaratat e Depardjësë? A ishin ato një stoli më shumë për gjoksin e mbushur me dekorata të Ramës? A shërbenin ato për sublimimin e tij në sytë e popullit që qeveris?

Boll të bësh një kërkim të shpejtë në google, për ta kuptuar se mes roleve të mrekullueshme që përgatit dhe 12 shisheve verë që rrëkëllen brenda ditës, Depardjë nuk ka lënë satrap të kësaj bote pa lavdëruar. Ai nuk është vetëm miku i Putinit, të cilit i mori pashaportën ruse dhe të cilit i lavdëron meritat e sistemit demokratik që ka ngritur. Përtej kësaj ane që i njihet botërisht, aktori francez ka bërë bujë edhe me odet që i ka thurur diktatorit bjellorus, Lukashenko, me të cilin pozon duke korrur bar dhe filmohet duke thënë se e ka bërë vendin e tij një Zvicër të dytë.  Në mediat franceze ai përmendet shpesh, si i ftuari i Kim Jong-unit në kremtimet e shtatëdhjetë vjetorit të diktaturës më të egër në botë, si shoku i tiranit çeçen Ramazan Kadirov, që shfaros homoseksualët në vendin e tij, si njeriu që nuk pyet për viktimat politike të regjimit kuban, duke u justifikuar se nuk e ka lënë pa bukë popullin e vet, si ai që në 1998 bëri thirje publike që sllovakët të votonin autokratin e tyre Vladimir Meçiar.

Për të gjitha këto, Depardjë ka marrë në mediat franceze epitetin: “miku i diktatorëve”.

Por, ky nuk duhet të përbejë domosdoshmërisht një paragjykim. Në kontroversialitetin e tij ai është i lirë të krijojë miqësitë që do dhe vendet që pëlqen. Sot duhet të jesh tejet ekzigjent për të gjykuar zgjedhjet e Oliver Stoun për të qenë i afërt me Putinin, momentin maoist të Sartrit dhe Simon dë Bovuarit, apo vllazërinë e Gabriel Garsia Markezit me Fidel Kastron.

Por, sado laksist të tregohesh me preferencat e tyre politike apo private, askush, po askush në botën perendimore nuk i përdor ato për të retushuar profilin e diktatorëve që kanë kryqëzuar fatet me ta.

Kjo është vija e madhe ndarëse, kufiri që konsiderohet i pakapërcyeshëm. 

Por, për servilizmin uluritës dhe superficialitetin proverbial të mediave të Tiranës, ky hendek nuk ekziston. E vërteta e tyre është më e thjeshtë: një i madh nga bota ka lavdëruar të madhin e provincës sonë. Dhe kaq mjafton që një paragraf të humbur mes një interviste lumë, një togfjalësh të lëshuar pa vrarë mendjen, ta kthesh në eveniment kombëtar.

Sepse mesazhi që duhet dhënë është: kush jeni ju që nuk pëlqeni atë që ka ngritur në qiell edhe heroi i “Asteriksi dhe Obeliksi”?

Pse duhet të besoni vetëm gazetën Le Monde që e quajti barbar pas shembjes së teatrit, dhe mos shikoni ç’thotë një aktor i madh në Le Point?

Dhe për ta injektuar atë në trutë e çoroditur të turmave, nuk ka rëndësi të shpjegohet se ç’përfaqëson Depardjë, se ai ka lartësuar në shumë raste vlera tejet të kundërta me ato mbi të cilat idhtarët e Ramës kanë ngritur kultin e idhullit të tyre, se ai thjeshtë ka promovuar shumë prej udhëheqësve më maskarenj të botës. 

Të gjitha këto janë shumë më komplekse sesa i duhen makinerisë thjeshtëzuese ta propagandës. Asaj i mjafton asocacioni mes dy të famshmëve, pa u merakosur se në listën e tij të gjatë, Xherar Depardjë shtoi edhe një autokrat më shumë.   

©Lapsi.al

34 Comments

  1. YMER GELBAZA,CARLO BOLJA,MIRA KAZHANI, DHE RUDINA XHUNGA CA ZAGAR TE TREDHUR DHE PAGUAR NGA EDI RAMA DHE ORGANIZATA E PUBLIKUAN OR ANDI , DIHET KUSH I PAGUAN KETA BY**LEPERISE thotë:

    BRAVO ANDI DHE STAFI LAPSI.al-TE GJITHE JU KUJTOHET KUR YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN EDI RAMES SE SI NE FAMILJEN E EDI RAMES U PALLOJSHIN NE MES TE FAMILJES ,BILES EDHE FAMILJA U SHTUA ME NJE DJALE ME SHUME GREG KRISTAQ RAMA

  2. hahahah ky aktori “rus”, se nga Franca e qeruan dhe vajti kerkoi shtetesi te Putini, ku edhe ia dhane!

    Ky eshte fiks per batuten “nuk sheh pertej hundes se tij!”

  3. I KA TREDHUR AQ FORT EDI RAMA KETA ZAGAR SA EDHE KUR KA FUSIN LLAPEN NE B**Th JANE TE DETYRUAR TE THONE ISHIM PER AKULLORE TE EDI RAMA-INFO BATON HAXHIU thotë:

    KUR I THOTE DIKUSH SE EDI RAMA ESHTE HAJDUT ,ME SHUME BERTASIN YMER GELBAZA KELLIRA,CARLO BOLJA BOLINO,SKENDER KURVA MINXHOZI DHE KOL SALLAKU SKYPE,DHE DRITAN HALE’ja SE SA EDI RAMA VET

  4. YMER GELBAZA KELLIRA NJE ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUAL,ME SURRATIN E TIJ TE SHEMTUAR I VETMI QE MUND TE PALLOHET ME TE ESHTE OSE BATON HAXHIU OSE CARLO BOLJA BOLINO OSE OSE BLEDI MANE

  5. Të luntë Bushati për këtë shkrim me nerv por tepër realist..
    E pashë edhe unë këtë lajm mashtrues të pasqyruar në një media të majtë shqiptare, që e paraqiste punën sikur Depardjë qenka intervistuar vetëm për të vlerësuar Edi Ramën.
    Kisha dëgjuar edhe unë shumë për deklaratat e këtij sharllatani aktor, në mbështetje të figurave më negative të politikës botërore.
    Ke berë shumë mirë që e ke zbërthyer figurën e këtij pijaneci qylxhi, që për disa shishe verë e për ndonjë tavolinë të shtruar, është i gatshëm të ngrejë në qiell të gjithë diktatorët e botës, e me këtë , zellin e mediave të kapura nga Rama, për të glorifikuar padronin e tyre , ju a ke kthyer në bumerang në efektin e kundërt.

  6. Edhe mua me pelqen Kim Jong Un , Putini , Lukashenko por nuk jetoj an ne Kore te Veriut , as ne rusi e as ne bjellorusi , biles as ne enderr nuk e mendoj te jetoj ne keto vende sepse edhe ne enderr jane te frikshem . Depardiese i them se ne se te pelqen i gjati ine , bujrum . Por me sa shoh Zherari i perdorka mire spondet e bilardos , i bie pragut te degjoj dera dhe te gjithe kuqalashet kenaqen si te marrosur .
    Ne e kemi vendin tone dhe na qan shpirti per kete vend e po ja mbathim nga syte kembet .
    Jo çdo gje qe vezullon eshte flori o Zherar , po diku te rreh edhe ty çekani qe e thua .

  7. Ky miku asht i njejte me Ramshkerdhon.
    Nuk duhet me u marre seriozisht,sic e marrim ne n’albanistan.
    Ky nuk ka asnji ide per politiken.Rolet e tij ne filma jane te pershtatura per kllounet si psh Ramtrapi i ine.
    Ky asht ndalu nga policia sepse,pa pike turpi, bani shurren ne avion,jo ne WC.A duhen marre te mireqena fjalet e ktij shurrani i tipit Ramist,qylxhi,karaxhoz!?
    Tamam per Alvaniqine…Hahaha!
    Bravo Ramkoqe ke mbeshtetje edhe nga palacot,n’bote,pervec atyre n’qenefin ku je!

  8. YMER BAZE DUHET TE TREGOJ GREGU ESHTE DJALI I EDI RAMES APO VELLA I EDI RAMES thotë:

    OR ANDI QKA MENDON TI ,KY EDI RAMA GREGUN E KA DJALE APO VELLA,DYSHOJ SE MERO BAZE DO TE PUBLIKOJ EDHE NJE DOKUMENT DHE TE THOTE SE ZAHO ESHTE OSE I BATON HAXHIUT OSE I KUJTIM GJUZIT,?

  9. Kaq poshte paska rene rilindja, sa ne kete portal vetem nje qenje komenton me nick-name te ndryshme. Te thuash se nuk kane leke (!?), eshte e pabesueshme. Me aq sa kane “fituar” keto 7 vite, jane ne gjendje te mbajne te gjithe kinezet me sufllaqe deri ne fund te ketij shekulli. Me sa duket minjte kane filluar te largohen nga anika qe po fut uje nga te gjitha anet. Ky komentuesi “Edhe i vetem trim ne lufte” me sa duket ose eshte budalla e nuk merr vesh asgje cfare behet rreth e rrotull, ose e paguajne me nga dy sufllaqe ne vakt dhe per kete ka vendosur te behet kamikaze

  10. Kaq i ka ra ne kry pushteti rames sa ne propaganden e tij kerkon te komplimentohet po ne fakt asht vete-share…nje aktor qe paska dashuri per diktatoret….

  11. YMER GELBAZA KARIN JA LEPI QIMET E BYTHES EDI RAMES DHE PA LEKE FARE,KURSE CARLO BOLJA BOLINO PER 1 EURO PO MER TOKE NE MES TE TIRANES

  12. Nuk është nevoja ..të flasi dikush qoftë ky nje aktor ..per Edi Ramen ..Kush se provoi ne kurriz te tij politikat e tij perverse ..iken nga Shqiperia aq shume njerez me shkolle e pa shkolle ..e ai llomotit me haremin e tij per ecje para te shoqerise sone …Politikanet tane jane me keq se kriminelet qe i kane shok per koke.Shikojani çantat 5000 euro e makinat qe kane ..e pastaj flisni per listat e borxheve te popullit te varfer neper dyqanet e lagjeve ku banojme.Prandaj lavdet per Skenderbeun tone te madherishem te bejne te ngjallin krupe e neveri …p.s.zoti u thefte qafen nje ore e me pare ..

    1. Ja nuk qenka partia socialiste po e keqja qenka vetëm gjatoshi.
      Po kush e zgjodhi ate kryeministër e po e mban ate në pushtet ?.
      Po çfarë dreqin kanë gjithë ata deputetë të PS në Kuvend që si robotë ngrejnë kartonat për çfarë ti teket EDramës ?
      Është krijuar në opinionin publik shqiptar se grupi i korruptuar që i vjen pas Ramës, nuk është partia socialiste “e vërtetë”, por një sekt i korruptuqar mafioz.
      Do të na pëlqente të ishte kështu se është normale që në demokraci të ketë mendim të ndryshëm, të djathtë e të majtë, siç kanë të gjitha vendet demokratike europerëndimore ku duam të shkojmë.
      Po ky grup qeverisës me në krye Ramën, është krejtë ndryshe si me partitë e djathta , ashtu edhe me ato të majta europiane.
      Modeli i Ramës është modeli i Putinit që nuk ka të bëjë as me BE e as me SHBA

  13. Zherar depardye hmosexuali me pervoj te madhe ne kinematografi admirues imadh i diktatoreve si Putin Lukashenko Edvin rama ,Kadirov njëkohësisht i paisur me pasaportë Ruse për t,ju shmangur taksave në vendlindjen e tij është ivërtet shkaku 100 përqind kshu bëjne diktatorët shkatrrojnë popujt e tyre ilënë në varfëri shembullin më të madh ekemi ne ,derri nënën atyre që votojnë këta llojë diktatorësh

  14. Ne rregull deri ke mallisti kryeministri jon, amon veç mos na i shit men e demokraci Rusis, Bjellorysise e tjerev se osht qesharake

  15. A të kujtohet kur më kërkove që të dërgoja njerëzit e mi që me autoblinda të shtypnim tropojanët që urreje?

    A të kujtohet kur u largova nga Presidenca me njerëzit e mi dhe ngele vetëm dhe nga frika që të kapi, fusje gruan e vajzën të më merrnin në telefon e të më luteshin që të kthehesha duke më thënë se Saliu nuk asht mirë nga ana psikologjike?

    Kush e dha urdhrin mbrëmjen e 13 shtatorit kur the duhet të hakmerremi ndaj Fatos Nanos që pastaj e bëre mik? Pse i ndërron vrasësit sipas kohës? Ti je vrasësi i Tropojës”.Bravo bushat me gjellen qe ke pregatitur per shpellkaret e cecenet e salihut dhe ja ata ta shperblejne me komente alla salih,ptu rrace e felliqur

  16. Presidentin tonë nuk e merr njeri seriozisht për asgjë, as për detyrat formale të Presidentit, fjala vjen, kur anulon zgjedhje dhe kur bën dekrete për shtyrje të tyre, e jo më ta marrë seriozisht dikush kur bën mallkime si ato plakat e liga.

    Më së shumti të marrin në telefon njerëz të tij e të thonë “mos ja vë re këto kohë, se nuk është mirë”.

    Dhe në fakt nuk është se e marrim seriozisht dhe nuk duam solidaritet në këtë pikë.

    Për të vetmen gjë që duhet të shqetësohemi është shëndeti i tij mendor.

  17. A të kujtohet kur u largova nga Presidenca me njerëzit e mi dhe ngele vetëm dhe nga frika që të kapi, fusje gruan e vajzën të më merrnin në telefon e të më luteshin që të kthehesha duke më thënë se Saliu nuk asht mirë nga ana psikologjike?

    Kush e dha urdhrin mbrëmjen e 13 shtatorit kur the duhet të hakmerremi ndaj Fatos Nanos që pastaj e bëre mik? Pse i ndërron vrasësit sipas kohës? Ti je vrasësi i Tropojës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu