• |
ide | kryesore

Armenia gati për armëpushim me Azerbajxhanin

Lajme, Planet



Armenia ka shprehur gatishmëri për një armëpushim ndaj Azerbajxhanit, 6 ditë pasi nisi luftimet në Nagorno-Karabakh.

Ministri i jashtëm armen deklaroi këtë të premte se Armenia ‘ul armët’ me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve dhe të OSBE bazuar tek marrëveshjet e nënshkruara të vitit 1994-1995.

Por ndërkohë nuk dihet ende reagimi i Azerbajxhanit, Presidenti i të cilit premtoi luftë deri në momentin kur Armenia dhe trupa e saj ushtarake të kishte liruar plotësisht territorin e Nagorno Karabakh.

Prej 6 ditësh dy shtetet me një të shkuar të errët luftrash, iu rikthyen konfliktit duke shkaktuar dhjetëra të vrarë në radhët e ushtarëve e civilëve. Duket se Armenia pas deklaratave edhe të përbashkëta mes SHBA, Rusisë e Francës kanë reflektuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *