• |
ide | kryesore

Arrestohet në Gjirokastër 41-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Lajme, Të fundit



Një 41-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia e Kosovës. 41-vjeçari akuzohet për krime ndaj personit me armë zjarri dhe eksploziv.

I arrestuari është identifikuar si Dod Gjikolaj dhe dyshohet se ka kryer disa vrasje me pagesë në Kosovë. Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krimet e Rënda ka lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale “Vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *