• |
ide | kryesore

Basha: Rama të zbatojë planin me 5 pika për të përballuar krizën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha i ka bërë thirrje nga Elbasani Edi Ramës që të zbatojë planin e PD me 5 pika për të përballuar pasojat e pandemisë.

Lexo më tej: Pandemia/ Basha prezanton ‘Planin e Rimëkëmbies’ me 5 pika 

Basha tha se kryeministri dhe qeveria duhet ta zbatojë jo për qejfin e opozitës, apo për inatin e tyre, por për të ndihmuar 1 milionë shqiptarë.

Ai theksoi se plani i PD duhet të zbatohet një orë e më parë pasi pikërisht 5 pikat janë hartuar që qeveria t’i zbatojë.

Sipas Bashës, batutat pa kripë të Ramës as nuk hahen, as nuk pihen por kryeministri duhet të lërë broçkullat.

“U futëm në biznese të ndryshme, dhe ishim në një nga rrugë kryesore të Elbasanit. Ka rënë gjysmë për gjysmë konsumi, njerëzit s’kanë të blenë bukë. S’kanë lekë. Isha në farmaci, dhe më thanë që më kërkojnë 1 kokërr paracetamol. Hapet kutia dhe jepet një pjesë, pra një tabak i ilaçeve.

Lista në farmaci vijon të rritet. E njëjta gjë në Durrës. Konsumi ka rënë pikiatë. Xhepat e njerëzve janë bosh. Është i vetmi vend që jo s’pati paketë të tretë e të katërt, por edhe paketat e para ishin gjysmake.

100 mijë njerëz të papunë Kush mendon për ta? Çfarë përgjigje ka Rama? Nga mëngjesi deri në darkë bën batuta pa kripë, po ato as nuk hahen as nuk pihen.

S’kam ardhur për Kodin Zgjedhor, por për jetën e përditshme të banorëve.

Plani me 5 pika është zgjidhje për 6 muaj. Njerëzit nuk presin dot. Ne e kemi programin pas 25 prillit, por njerëzit duan të dinë sot çdo bëhet. S’kanë njerëzit të hanë bukë.

Mijëra mjekë dhe infermierë janë të dorëzuar para kushteve të punës.

Plani me 5 pikën ta marri, e lus nga Elbasani. T’i lërë broçkullat dhe gër vërret, po merre. Si mund t’i thuash njerëzve prit 25 prillin, dhe po votove për mua të shohim çdo bëjmë. Do ketë kohë t’i marrë përgjegjësitë.

Po flasim për 6 muaj, kur njerëzit janë në pikë të hallit. Planin e kemi bërë për qeverinë, që ta zbatojë. Është i zbatueshëm. Mund të mos japin mrekulli, por një lehtësi do e bëjë.

Kam vetëm një kërkesë, të nisë ky plan të zbatohet një orë e më parë. As për qejfin tim, apo për inatin e Edi  Ramës.”- tha Basha.



3 Comments

  1. As nuk denjoj qe t’i lexoj 5 pikat e “bekuara”, por çuditem se si “Kryetari” i opozites ja servir “zgjidhjen” pozites vetem 7 muaj para zgjedhjeve politike !?

  2. Basha ka nja 2 muaj qe eshte fut ne rol. I kane thone izraelitet qe po te bosh si burre shteti, i fiton zgjedhjet. Flet vetem per ekonomine dhe sesi do zgjidhi hallet e popullit. Gjonat e tjera jane vogelsira….

    Surealizem tipik alla shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *