• |
ide | kryesore

Basha në Elbasan, prezanton plani me 5 pika për rimëkëmbjen ekonomike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar nga Elbasanit planin me 5 pika për rimëkëmbjen ekonomike, duke kërkuar që ky plan të implementohet menjëherë nga qeveria Rama.

Sot në qytetin e Elbasanit, bisedova me qytetarë dhe biznese rreth situatës së rëndë ekonomike, sociale dhe braktisjes së plotë nga qeveria. Qyteti është në depresion të plotë. Të rinjtë duan të largohen ndërsa bizneset kanë ulur qepenat. Qytetarët nuk kanë të blejnë ushqimet bazë apo ilaçet.

Qytetarëve dhe bizneseve i tregova për planin e rimëkëmbjes ekonomike. I shpjegova disa nga pikat e Planit të Rimëkëmbjes dhe disa nga përfitimet e drejtpërdrejta për ta dhe ekonominë në kolaps:

• Çeku 1000 euro për biznesin e vogël;

• Pagesa mujore 160 mijë lekë për këdo që ka humbur punën;

• Ndihma 200 mijë lekë në muaj për biznesin për çdo person që kthen në punë;

• Shtesa mujore prej 20 mijë lekë për të gjithë pensionistët;

Kërkesa ime është edhe sot që ky plan të nisë të zbatohet menjëherë vetëm e vetëm për nevojën urgjente të 1 milion shqiptarëve për mbijetesë. Batutat pa kripë të Edi Ramës as nuk hahen, as nuk pihen.



5 Comments

  1. “Intriga e klane korruptive”/ Ish deputeti i PD denoncon zgjedhjet e Bashës: Maskim për të kaluar dredhitë

  2. Une them qe te shtohen edhe ca pika te tjera:

    Nganji shpi te re per te gjithe ata qe jane demtuar nga termeti dhe nga nje shpi ne plazh per te gjithe te tjeret. Kjo mase do rimekembte industrine e ndertimit.
    Nga 1000euro per cdo person mbi 18vjec. 500 euro per te gjithe te tjeret. Kjo mase do stimulonte ekonomine.
    Vigara falas per te gjithe ata mbi 65vjec. Kjo do stimulonte shendetin seksual.
    Nganje Audi falas per te gjithe ata qe kane patente. Kush nuk do Audi duhet te beje kerkese per marke tjeter.

    Jane edhe ca pika te tjera qe spo me vin nder mend tani per tani.

  3. Hahahahaaa o shyqyr qe i kemi keta kllounerit krietar e president qe se paku na bejn per te qeshur ne mes ketyre halleve qe kemi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *