• |
ide | kryesore

Debati për oligarkët/ Rama i përgjigjet PD-së me shifra

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama i përgjigjet opozitës lidhur me taksat që kanë paguar biznesmenët, apo siç i quan politika ‘oligarkët’. Teksa opozita akuzon se oligarkët kanë marrë miliona nga qeveria e Ramës, këta të fundit theksojnë se ata kanë paguar më shumë taksa gjatë këtyre viteve të fundit.

Në reagimin e tij, kryeministri Rama thekson se 100 më të pasurit kanë paguar 458% më shumë taksa në 5 vitet e fundit, se sa në 8 vitet bashkë të qeverisjes së PD.

“Meqë disa prej jush shkruan dje këtu se 10 më të mëdhenjtë paskan paguar më shumë se paskeshin marrë më shumë punë nga shteti (e pavërtetë), po ju ve sot para syve faktin tjetër kokëfortë, se 100 më të pasurit kanë paguar 458% më shumë taksa në 5 vitet e fundit, se sa në 8 vitet bashkë të qeverisjes së dështakëve që dinë veç të gënjejnë, të shajnë e të bëjnë rrëmuja pa lidhje! #FakteKokëforta”, shkruan Rama.



3 Comments

  1. Rame kllouni kujton se qytetaret jane budallenj, ate qe kan paguar Oligarket e tij ne fakt jane paguar me taksat tona si pjese e financimit per punet publike qe ai i ka dhuruar atyre dhe nje pjese nga parate e pista qe ata kane pastruar. Si perfundim pasuria eshte perqendruar ne kete grusht ologarkesh qe Rama i mbron me vetmohim.

  2. Po ne qofte se ata 100 veta kane bledhur te gjitha leket e shqiptarve domosdo kane paguar me shume sepse te tjeret kane marr dhe kane dhen lesht pra ketu tani punojne 3.miljon shqiptar dhe punsohen 100 keta paguajn taksa sipas RAMES me shume se te tjeret pra 458% po te tjeret skan marre tendera dhe skane pasur cfare te paguajn o i pa skrupellt dhe kete don ta mbulosh por shiu sembahet me shush .perrallu sepse ke gjetur TI DUHET TE IZOLOHESH JU TE RREZOHESH POR BENE QEJF SE KESHTU E DON KY POPULL DELE..

  3. Para se te thuash sa kane paguar thuaj sa kane mare nga shteti dhe mundesisht bej perqindjen sa kane paguar mbi sa kane mare dhe krahaso keto shifra 2009-2013 dhe 2013 – 2017.Se deri tani me shifrat tende s’del gje.Me kujtohet nje ekspozite e sukseseve te Enverit per bujqesine ku propagandohej ritja e prodhimit bujqesor dhe mireqenies se popullit.Ne ate eksposite krahasoheshin vitet 1939 dhe viti 1980.Me eshte fiksuar nje fakt nga ajo ekspozite.Numuri total i vezeve ne 1980 ishte shume me i madh se prodhimi i tyre me 1939 ,por po ti pjestoje vezet me numurin e banoreve ne vitet respekktive dilte qe shqiptaret hanin me shume veze ne 1939 se me 1980 pasi numuri i banoreve ishte shume me i vogel ne 1939 ne krahasim me 1980. Pra si gjithollog qe je trego ato raportet qe kam cituar me lart dhe do shohesh qe je totalisht gabim.Dhe pastaj vazhdo avazin tend te genjeshtrave.

    PËRGJIGJIUNI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *