• |
ide | kryesore

Denoncon Meta: Zyrtarë të qeverisë të përfshirë në një aferë miliarda euroshe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta akuzoi rëndë qeverinë e Edi Ramës duke deklaruar sot se zyrtarë të qeverisë janë të përfshirë në një veprimtari kriminale, që shkatërron financat e shtetit dhe që rrezikon të çojë vendin drejt një katastrofe financiare.


Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Kreu i Shtetit paralajmëroi direkt qeverinë, duke thënë se çdo zyrtar duhet ta mbajë mend mirë se do të mbajë përgjegjësi për çdo firmë të hedhur.


“Jam këtu si kryetar shteti për të paralajmëruar një veprimtari kriminale që shkatërron financat e shtetit dhe të ardhurat e çdo familjeje. Përveç krizës politike tërësisht artificiale, padyshim që mund të sjellin një situatë falimentim ekonomik e financiar. Janë shumë çështje që mund të penalizojnë Shqipërinë, edhe në shifra prej miliarda euro apo dollarësh. Ka dyshime për një lojë të dyfishtë korruptive të zyrtarëve të caktuar të qeverisë, që do të thotë që përfitojnë edhe nga kompania që merr apo trashëgon aktivitetin e investitorit, të cilit i zgjidhet kontrata, por bashkëpunojnë edhe me investitorin, i cili humbet kontratën në Arbitrazh, duke mos mbrojtur sic duhet interesat e shtetit shqiptar.

Në këtë mënyrë ne shkojmë drejt një katastrofe financiare. Ky është shqetësimi im i madh dhe i drejtë. Unë di të ndaj atë që është shtetërore, institucionale, zyrtare, nga ajo që mund të jetë politike apo personale. Nëse dikush mendon që interesat personale do t’i vendos mbi interesat kombëtare, duhet ta dijë që cdo firmë që hidhet në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet, me pasojat për financat e vendit, mbetet dhe secili do të mbajë përgjegjësi. Zotëria në fjalë ja ka marrë dorën, se nuk firmos vetë, firmosin të tjerët në qeveri, edhe në Parlament, se rastet më skandaloze janë në Parlament. Por çdo zyrtar i qeverisë duhet ta dijë dhe ta mbajë mend mirë sot se për cdo firmë do të mbajë përgjegjësi, sepse ndryshe ky shtet shembet”, tha Meta.

5 Comments

  1. A mund t’u themi të dëbuarve përmes një gjuhe të thjeshtë se këta nuk kanë kuptuar asgjë nga procesi që po ndodh në ‘shtëpinë e partisë’ së tyre!? Këta mund të zemërohen me frazën që thashë. Por nuk e dinë pse kryhet procesi i dëbimit, proces që një ditë mund të kapë edhe vetë Lulin që këta e akuzojnë si autor. Mekanizmi është i thjeshtë: Partia Demokratike do të vazhdojë të mblidhet për ditë e më shumë ‘si një klan ose familje’.

    Në këtë rast kanë të drejtë të gëzohen si Jozi, Ben Imami, Astrit Patozi, Leka Meksi, Genc Ruli… Pse? Sepse nuk qenkan zgjedhur si pjesëtarë të ‘fisit’. Partia Demokratike është duke u zvogëluar, njësoj si fisi zvogëlohet gjatë viteve. Trajta e saj tribale është një kusht mbijetese, aq më shumë që detyra e parë e PD-së është të mbrojë ‘veprën e keqe’ të liderëve, jo të hapet drejt të nesërmes…

  2. E vune kaseten kto. Edhe ky edhe Fiore holandesi.

    Deri sa te bohen zgjedhjet, do lexojme per komplote, vjedhje votash, rindertimi teatrit, ngritje rrogash…

    Si ishte ajo puna Alendes edhe nje here?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu