• |
ide | kryesore

Kim Kardashian përkujton të atin në 17 vjetorin e vdekjes:Më mungon shumë

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian së fundmi i bëri një dedikim babait të saj të ndjerë, Robert Kardashian, për 17 vjetorin e vdekjes së tij.

Në kujtim të babait  i cili ndërroi jetë pas një beteje me kancerin e ezofagut në vitin 2003 në moshën 59 vjeçare, Kim postoi dy foto në Instagram ku ishin së bashku .“Në një ditë si kjo babai im shkoi në parajsë 17 vjet më parë”, shkroi ajo në mbishkrimin e një fotografie bardhë e zi, ku shihej pranë babait të saj.Kim shtoi : “Unë me të vërtetë nuk mund të besoj se ka kaluar kaq shumë kohë. Me mungon shume babi. Unë mund të përdorja vërtet një shok studimi të shkollës juridike”, shkroi ajo referuar faktit se pas kaq vitesh po ndjek studimet për juridik.Kardashian ka punuar për të ndjekur hapat e babait të saj vitet e fundit, pasi ajo vazhdon të studiojë sistemin ligjor për t’u bërë një avokate e drejtësisë penale.Në mars,Kim foli për mënyrën se si të qenurit nënë e nxiti atë të fillonte një praktikë katër-vjeçare me një firmë ligjore në San Francisco në vitin 2018.“Të bëhesha nënë vërtet më ka hapur zemrën dhe kjo më ka ndryshuar”.“Nuk e di nëse ky udhëtim do të kishte ndodhur për mua para se të isha nënë. Unë do të bëj atë që mundem për të ndihmuar, të vazhdoj të bërtas historitë e këtyre njerëzve që kam takuar”, tha ajo.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *