• |
ide | kryesore

Lubonja: Pse mbledhja e qeverive Kosovë – Shqipëri është një farsë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja thotë se mbledhja e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës transferon përgjegjësitë, duke mos u marrë me probleme reale të shqiptarëve. Në një intervistë për News 24, Lubonja theksoi se alarmi i vërtetë për Shqipërinë është braktisja e vendit.

“Takimi i sotëm mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës ishte një farsë. U fol shumë për një alarm të madh që nxorën dy qeveritë, se shqiptarët në Preshevë dhe në Mal të Zi po vuajnë keq e po bënin fond të përbashkët për Preshevën. Kësaj i thonë transfertë, të transferosh alarmin.

Kjo sepse alarmi që kemi ne, që e tha edhe presidenti sot, është ikja e shqiptarëve nga Shqipëria. Në Shqipëri ikin shumë më shumë se në vendet e rajonit. Është alarmi i pasigurisë dhe i pashpresës që janë krijuar për shqiptarët. Kanë kohë që mblidhen duke thënë kuq e zi e jemi bashkë etj. Bëjnë mbledhje të mëdha me fjalë boshe, e ndërsa vendi është në mjerim”, – tha Lubonja.

Më tej, Lubonja vlerësoi se Shqipëria për fat të keq nuk prodhon produkte që të jenë të vlefshme, por ka ndërtuar një ekonomi kriminale.

“Shqipëria prodhon më shumë kanabis e drogë dhe kulla që bëhen me paratë e shitjes së lëndëve narkotike. Mbledhja e qeverisë është edhe për të mbështetur njëri-tjetrin dhe ndajnë edhe përgjegjësitë ndoshta.

Akoma Shqipëria e Kosova ‘vazhdojnë të mbyten’ me mallra serbë. Filozofia e Albin Kurtit ka qenë dhe mbetet kundër qeverisjes së keqe në Shqipëri e Kosovë. Kurse, Rama ka dashur përherë të shajë kundërshtarët, denigron kundërshtarët”, – deklaroi Lubonja.



4 Comments

  1. ALBIN KURTI KRYEMINISTER,FATOS LUBONJA OSE DITMIR BUSHATI PRESIDENT I KOSOVES thotë:

    DULLA KOTI DHE EDI DROGA JANE TAKUAR O ZOTI LUBONJA ,QKA PRESIM NE ,?!

  2. OR ZOTI LUBONJA,KY MERO BAZE I PUBLIKOJ DOSJEN E EDI RAMES KUR THA SE EDI RAMA ,GREGUN E KA VELLA DGE JO DJALE,QKA MENDON TI,E KA DJALE APO VELLA??? MERO SHUEJA KURIOZITETIN MUE DHE z LUBONJA thotë:

    ZOTI LUBONJA E KAM LEXUAR KOHEVE TE FUNDIT YMER GELBAZA KELLIRA DUKE TE SULMUAR,POR NE FAKT TE KA NDERUAR FORT,ZOTI LUBONJA BESOJ SE JU KUJTOHET KUR YMER GELBAZA KELLIRA ISHTE VETEM NJE (LLAP)HIGJENIKE QE U FUTKE NE BY**TH TE SALI BERISHES DHE JA PUBLIKOJ DOSJEN E TURPIT FAMILJES SE EDI RAMES,DHE KUR E SHQELMUAN ZAGARIN NGA PD-ja ZAGARI IKU TE EDI RAMA POR PRAP NE FUNKSION TE LETRES HIGJENIKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *