• |
ide | kryesore

Meta dekreton dy Komandantët e rinj të Forcave Detare dhe Tokësore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, është emëruar “Komandant” i Forcës Tokësore me dekret të Presidentit Ilir Meta. Gjeneral brigade Ilir Hasan Xhebexhia, Atashe Ushtarak i RSH-së në Belgjikë dhe jo-rezident në Francë”, në Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit, në Ministrinë e Mbrojtjes, emërohet “Komandant”, i Forcës Detare.

DEKRET PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS TOKËSORE

Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 4264/1 prot., datë 01.10.2020,

D e k r e t o j:

Neni 1

Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, me detyrë “Komandant”, i Batalionit të Mbështetjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, emërohet “Komandant” i Forcës Tokësore.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

DEKRET PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 4265/1 prot., datë 01.10.2020,

D e k r e t o j:

Neni 1

Gjeneral brigade Ilir Hasan Xhebexhia, me detyrë “Zëvendës Përfaqësues Ushtarak në NATO, Atashe Ushtarak i RSH-së në Belgjikë dhe jo-rezident në Francë”, në Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit, në Ministrinë e Mbrojtjes, emërohet “Komandant”, i Forcës Detare.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.



1 Comment

  1. Zbardhen dokumentet e mashtrimit të madh të vitit 2017, ku ministria e Brendshme Italiane akuzon Sali Berishën dhe Ilir Metën, se kanë aktivizuar Ilir Kullën për të publikuar në Itali, një fakenews që të nxiste rënien e qeverisë së Edi Ramës në Tiranë.

    Ishte koha kur PD kishte ngujuar çadrën përpara kryeministrisë dhe Ilir Meta, aleat i Ramës po përgatitej të largohej nga koalicioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *