• |
ide | kryesore

Meta: Pushteti vendor në shërbim të kapjes së votave, po keqpërdoren taksat e qytetarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i vendit Ilir Meta deklaroi sot në mëngjes se puna e 61 bashkive në vend duhet të përqendrohet në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo për të kapur vota me pahir e presione.


Presidenti thotë se nuk duhen keqperdorur taksat e qytetarëve për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie.


STATUSI I PLOTË
Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqendrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës.
Rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre.
Kur kjo ndodh në Elbasan, mendoni në bashkitë e tjera.
Çdo zyrtar të bëjë detyrën me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe komunitetit.

Fatkeqësisht reforma administrative u keqpërdor për të perqëndruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.
Taksat e qytetarëve të mos keqperdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie, por për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.
NDAL abuzimit me pushtetin vendor nga cilido!

3 Comments

  1. Hahaha,hajdutet ne alarm se mos ju vjedhin votat,po ti ja nona e vjedhjes o koke lope,nuk e vjedh dot hajduti hajdutin thote populli….

  2. A i ka thone njeri ktij karit qe eshte president dhe jo kryetar partije? Po shiko qe po i vje fundi. Basha do boj gabimin me te madh po ju be prap paterice ktij shkerdhates.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu