• |
ide | kryesore

Ndryshimet abuzive të vendbanimit, PD kallëzon në SPAK Sandër Lleshajn dhe kreun e Gjendjes Civile

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhet padia e PD në SPAK për ministrin e Brendshëm dhe kreun e Gjendjes Civile, lidhur me çështjen e ndryshimit të vendbanimit të qytetarëve, pa kërkesën e tyre. PD thotë se qeveria kishte si qëllim manipulimin e listave të votuesve dhe per kete kjo ceshtje duhet të hetohet nga SPAK.

“Partia Demokratike bën pergjegjës direkt Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj, për të cilët dorëzoi kallëzim penal në SPAK për 3 vepra penale: falsifikim i dokumenteve, shpërdorim i detyrës dhe shkelje e të drejtës së zgjedhjes”.

Në padinë e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion i kërkohet të sekuestrojë të dhënat kompjuterike, siç është Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile për të vërtetuar “ndërhyrjet e paligjshme në sistem me qëllim ndryshimin e adresës së vendbanimit dhe, për rrjedhojë, të pengojë qytetarët të votojnë, përmes ndryshimit të vendvotimit”.

“Rastet e denoncuara nga shtetas të ndryshëm për një periudhë rreth 2 javore mbi ndryshimet e vendbanimeve, pa dijeninë e tyre, tregojnë për tentativat për të manipuluar listat e zgjedhësve shqiptarë nga personat përgjegjës, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile”- thuhet në padi.

“Ligji për Gjendjen Covile dhe Kodi Zgjedhor janë shumë të qartë lidhur me këtë çështje. Ndërhyrja e drejtëpërdrejtë në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile ndikon në procesin zgjedhor, duke ndryshuar menjëherë qendrat e votimit ku duhet të votojnë qytetarët shqiptarë. Sipas nenit 46 të Kodit Zgjedhor në fuqi, qendrat e votimit bazohen te kodi i vendbanimit”.

Duke iu referuar nenit 15 pika 3 i ligjit “ Për gjendjen civile”, në padi jepen argumenta se vendbanimi ndryshohet vetëm me kërkesën e shtetasit.

Duke vënë në dukje se SPAK duhet të kishte nisur vetë hetim për këtë çështje, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, thekson se “e paraqet këtë kallëzim, si mundësi ligjore e ushtrimit të përgjegjësive në mbrojtje të interesit publik. Organet ligjzbatuese duhet të veprojnë pa asnjë hezitim të mëtejshëm dhe me profesionalizëm të lartë të diktuar nga interesi i lartë që është cënuar dhe preket në këtë rast, duke qenë se jemi përpara akteve të rrezikshme që do të cënonin transparencën e procesit zgjedhor dhe lirinë e zgjedhjeve, si parime bazë të demokracisë”.

 



4 Comments

  1. Po ai zoteria doli dje dhe tha qe adresa nuk eshte ndryshuar. Gjithsekush mund ta kontrolloje dhe ta ndroj adresen deri 40 dite para zgjedhjeve.

  2. Mes Ilir Rusmalit, ish zevendeskryeminister i PD qe nuk firmosi kontraten e Gerdecit, pasi ja kerkoi i biri i Berishes, dhe Ilirian Celibashit ish minister i Rames dhe kryetar KQZ i PS, por qe ka mbrojtur si avokat ne gjyq te akuzuarit per Gerdecin, PD zgjodhi Celibashin.

    Kjo tregon shume se cili eshte motivi qe ajo parti qendron ne kembe.

    ‘Gerdeci’ eshte ‘vije e kuqe’ per kedo qe e shkel”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *