• |
ide | kryesore

Rama-Basha/ Kush e vrau debatin politik

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Lulzim Basha riktheu edhe një herë temën e një përballjeje televizive me ftesën publike që i bëri Edi Ramës. Basha u duk se nuk pati dilema, madje shfaqi një lloj frustrimi kur u pyet për mundësinë e një debati me Ramën para zgjedhjeve.

“Prej 2006 e kam ftuar z.Rama në debat dhe ka refuzuar. Debati i fundit që z.Rama ka bërë, është në vitin 2000. Që nesër. Që nesër e deri me 25 prill, kur të dojë është i ftuar në debat” – ishte deklarata e Bashës në Syri TV.

Në konferencën me Abdullah Hotin, gazetarët e pyetën Ramën për dorashkën që i hodhi kreu i opozitës, por ky iu shmang një përgjigjeje direkte, duke thënë se “në praninë e miqve unë nuk flas për punët e brendshme të shtëpisë. Sikurndër jam i bindur se kur vjen një vlla nga jashtë, në ship të vllait tjetër, nusja e vëllait nuk i tregon çfarë hallesh ka me vllain e vjehrrës. Kështu që ka kohë për të diskutuar për këto”.

Në fakt, prania e kryeministrit të Kosovës ishte vetëm një pretekst për të mos u përgjigjur, sepse në të njëjtën konferencë Rama nuk ngurroi të flasë për replikat e ditës me presidentin Meta.

Kush e ka ndjekur trajektoren e qëndrimeve të Ramës përkundrejt debateve e ka të qartë se përballje me Bashën nuk do të ketë dhe se kjo është një temë e tashmë e konsumuar. Ajo që ndodhi këto ditë është një déjà vu e vitit 2017.

Para zgjedhjeve të atëhershme, Rama refuzoi ftesën e Bashës dhe e shpjegoi qëndrimin e tij me përfitimet elektorale të njërit apo tjetrit. Basha e provokoi disa herë për sfidën. Në një status në rrjetet sociale, ai i bashkangjiti emrin e kryeministrit Edi Rama ndërsa përdorte hashtagun “Prano debatin” dhe “Mos ki frikë”.

Basha evokonte kulturën demokratike të vendeve perëndimore kur i bënte thirrje Ramës. “Eja në debat, është kulturë demokratike të debatojmë para shqiptarëve që ata të gjykojnë. Ndaj përgjigju, kam 48 orë që të ftoj në debat. Përgjigju pozitivisht, caktojmë ditën, caktojmë vendin, caktojmë orën”.

Por çfarë sheh Rama tek dalja në debat me kreun e opozitës? Kryeministri shpjegoi atëherë se duke qenë pa pushtet, Basha nuk kishte asgjë për të humbur nga debati, ndërsa ai vetë, duke qenë kryeministër nuk kishte asnjë arsye të bëhej pjesë e tij.

“Zakonisht politikanët që s’kanë asgjë për të humbur, kapen pas fijes së barit si i mbyturi dhe kërkojnë debat me ata që kanë gjëra shumë më serioze për të bërë sesa të bëjnë një shfaqje që nuk i shërbejnë askujt. Unë jam me njerëzit çdo ditë dhe pa pushim, kështu që një shfaqje ku të shkëmbehen muhabete që njerëzit i kanë dëgjuar dhe i kanë stërlodhur, nuk kam ndër mend ta bëj. Dhe mbi të gjitha nuk jam në këtë fushatë të ndihmoj Lulin. Debati është një kërkesë e një politikani që nuk ka më asgjë për të humbur dhe që kapet pas debatit në përpjekje për të fituar diçka. Skam ndër mend ta ndihmoj.” – tha Rama.

Fakt është që Rama nuk del në një përballje televizive që nga viti 2000, kohë kur garoi për kryetar Bashkie dhe u përball me Besnik Mustafain. Në zgjedhjet e 2013, si ai edhe Berisha e pranuan një debat publik, por ai nuk u zhvillua kurrë.

Debatet për alternativat qeverisëse janë zhdukur prej kohësh nga studiot televizive. Të paktën që nga viti 2013, politikanët e të gjitha niveleve nuk ballafaqohen me njëri-tjetrin në kundërargumenta.

Duke qenë se zyrat e shtypit të partive kanë centralizuar kontrollin e përfaqësuesve të tyre në daljet mediatike dhe i dirigjojnë politikanët që shfaqen në studiot televizive, atëherë në Shqipëri shpesh debatet evitohen nga partia në pushtet. Për pasojë, ndryshe nga ç’ndodh në vendet me demokraci solide, mungojnë përballjet e alternativave, që shërbejnë edhe si filtra për të testuar premtimet, njohuritë apo bilancin e palëve.

Interesi shkon gjithnjë në anën e pushtetit. Duke mos pasur një media të ndërgjegjshme për rolin e saj “watchdog” dhe duke shmangur ballafaqimin politik, administratorët e pushtetit e kanë më të lehtë të gënjejnë, të përsërisin premtimet e pambajtura, apo të fshehin pikat e dobëta të qeverisjes.

Vrasja e debatit politik në Shqipëri shkon përtej përballjes Rama-Basha dhe është deformuar në kohë, që nga përballja me gazetarët e deri tek “sherri” me komentuesit në Facebook, si forma më e degraduar e shfaqjes fiktive të llogaridhënies publike, por më e preferuara për pushtetarët sot.

Lapsi.al sjell më poshtë disa shkrime se si kryeministri Rama për të dhënë idenë e llogaridhënies dhe komunikimit me njerëzit, nxit në Facebook “sherre” me komentuesit.©Lapsi.al

Debatet/ Rama sherr në Facebook: Ti qenke rehat fare!

Debatet/ Rama sherr në Facebook me qytetarët që kritikojnë KÇK-në dhe OFL-në

Rama sherr në Facebook: Kujt i thua “qorr”, ti ore “tullac”!!

Replikat/ Rama sherr në Facebook për Balilin: U mërzit jashtë dhe u dorëzua vetë!

Debatet/ Rama sherr në Facebook: Ti qenke rehat fare!

Edi Rama sherr në Facebook: Delenxhinj! Skënderbeut nuk i shkoni dot as te k*qet e kalit!

Rama sherr me komentuesit në Facebook: Milionat tregoja ndonjë tjetri, more vesh a jo?

Sherri në Facebook/ Shpërthen kryeministri Rama: O i dehur, o gjynahqar, pëllet si katërkëmbësh me vesh të gjatë

“Gënjeni sa populli t’u çojë në hale të gomerëve”, Rama sherr me komentuesit në Facebook

Rama sherr online: Po vdes për bukë dhe ke Facebook! (FOTO)

Rama sherr në mesnatë me komentuesit në Facebook: Mos hyr nëse nuk të pëlqen! (FOTO)

Rama ‘sherr’ në Fb me qytetarët: Po të ishte Enveri gjallë, ty do të të kishin mbyllur në banjo (FOTO

 



26 Comments

  1. MERO GELBAZA ,KOL SALLAKU,DHR LORENC VANGJELI ISHIN LETRA HIGJENIKE TE DOKTORIT ,TANI LETRA HIGJENIKE TE PIKTORIT thotë:

    KY EDI RAMA ESHTE NJE RRUGAQ DHE NJE HAJDUT ORDINER,VETEM SHIKOJE SE KE KA AFER BYTHES,YMER GELBAZEN ,CARLO BOLEN BOLINO,KOL SALLAKU SKYPE,BATON HAXHIUN ,DHE CA ZAGAR TE TREDHUR DHE PAGUAR NGA EDI RAMA DHE ORGANIZATA

    1. Rregulloje emrin veje kol sallaksi, sepse sokol balla doli ne video tu i ra me dore .me doren e majte

      Pse jo Kol Mengjarashi ose kol majtoshi

  2. Pergjigja perfundimtare do jete: Luli braktisi parlamentin, arenen e debatit qe percakton kushtetuta dhe e furnizojne shqiptaret, keshtu qe une nuk mund ta perligj kete gabim te tij duke i dhene nje hapesire alternative qe i lehteson sadopak peshen e atij mekati historik. Shqiptaret nuk duan qe parlamentin e tyre ta zevendesojne studiot e kazanit mediatik.

  3. Ma merr mendja se çështja e debatit është thjesht teknike: nqs do të kishte mundësi për të marrë pak drogë Edvini nuk do t’a kishte problem debatin, pavarësisht se është një injorant i madh në çështjet shtetërore e qeverisëse.

  4. Mes Ilir Rusmalit, ish zevendeskryeminister i PD qe nuk firmosi kontraten e Gerdecit, pasi ja kerkoi i biri i Berishes, dhe Ilirian Celibashit ish minister i Rames dhe kryetar KQZ i PS, por qe ka mbrojtur si avokat ne gjyq te akuzuarit per Gerdecin, PD zgjodhi Celibashin.

    Kjo tregon shume se cili eshte motivi qe ajo parti qendron ne kembe.

    ‘Gerdeci’ eshte ‘vije e kuqe’ per kedo qe e shkel”A me thote ndonje shpellkare se cfare debati do bente lulzimja ne 2006 me ramen,dhe ju shpellkare qe ishkoni mbrapa ketij njeriu qe vetem genjen per hobi,apo jo o neri timonieri

  5. Hajde qofte ,hajde sufllaqe ,thirje te gjithe fugshpumsave te paraqiten perpara parlamentit ,se zoti Mu… Murrizi ka nje haber te rendesishem mbi krijimin e partise se kolloqifteve ,prandaj kerkon disa sufllaqexhinj ti punesoje per te ngrene qofte te gatuara ,nga vete Rudina Hajdari,ndihmes kuzhinjer Kujtim Gjuzi.Ju lutem qe pjesmarja te jete e larte ,se do te marri pjese dhe kryetari I lgbt Erion Velina, me respect Nimut Musai derri Patosit,jo I Tit sumes se Kavajes,I Patosit te Fierit

  6. Më duket sikur i largohemi problemeve që ka shkaktuar Rama në qeverisjen e tij, duke u përqëndruar tek tema e debatit.
    Po ku e përballon dot debatin normal apo dialogun Rama ?
    Ai njeh vetëm monologun.
    Dialogun ai e koncepton si një aftësi të tij për të komunikuar me cilindo me gjuhë harbute e si garë batutash rrugaçërore.
    Sigurisht që njerëz me dinjitet , i shmangen këtij lloj dialogu sepse detyrimisht do të binin në nivelin e tij.
    A e keni dëgjuar gjatë monologjeve të tij medemek fjalime në parlament që kur e ndërpret Gjuzi, me sa qejf i ka përplasjet me te ?
    Ndjen kënaqësi në këtë përplasje sepse i jepet mundësia që të përdorë të vetmen mënyrë të dialogut që njeh ai.
    Gjuhën harbute të ofendimeve , gjuhën e rrugës.
    Ka degjeneruar parlamentin edhe me konkurentin e tij “opozitar” Murrizin që e imiton ate medemek me “batuta” duke e kthyer debatin parlamentar, në një kafene fshati.
    Edhe “deputetët” socialistë që si robotë ngrejnë kartonat për çdo urdhër të tij, po ti vini re me kujdes, kur ai fillon të flasë kodra pas bregut e me gjuhë rruge, ulin kokën e ndjehen në siklet apo vënë buzën në gaz që ai të shohë se po i pëlqejnë batutat me humor të trashë.
    Vërej se edhe në mediat shqiptare të kapura prej tij, por edhe nga gazetarë mediokër, kjo mënyrë harbute e komunikimit të këtij palloshi dymetrosh, vlerësohet si “aftësi”, si “talent”, duke haruar se me ketë e ulin nivelin intelektual të debatit politik në një “debat” injorant kafeneje katundi.
    Një tjetër tendencë arrogante e Ramës në komunikim, është maniera e zhurmuesit në debat, me të cilin ka infektuar edhe servilët e tij që nga rekordmenja e servilizmit, Spiropali.
    Që nga Rama, shohim se në debatet televizive, kur gjenden para fakteve kokëforta e mungesës së argumentave për ti kundërshtuar, e kanë bërë manierë të zhurmojnë cilindo që ka mendim ndryshe, duke folur në të njëjtën kohë me te, pra duke i zhurmuar që të mos dëgjohen.
    Këtë stil debati e kanë edhe disa gazetarë b…lpirës të Ramës, ku shquhen veçanërisht Lorenc Vangjeli e Alfred Peza e italiani Bolino që ka 25 vjet që jeton në Shqipëri, e nga mungesa e intelektit nuk ka arritur të mësojë edhe rregullat elementare të gramatikës së shqipes.

  7. Pershendetje Doktor,
    Ju faleminderit per publikimin e informacionit qe ju dergova per tenderin e hekurudhes dhe me bën pershtypje se asnje gazete, tv apo media online nuk e ka dhene te pakten si lajm.Shpellkare supa eshte gati eshte falas nga xeni

  8. E vrane ata qe s’ shohin hallet e tyre, por per 600mije leke ne muaj shohin hallet e Edi Rames…Edi Rama ka pastruar leke sa te shkoje te jeteje dhe ne Tahiti!

  9. Në 6 prill 2007, Ilir Rusmali, në atë kohë ministër i Drejtësisë, firmosi një dokument sekret, duke garantuar shtetin turk, se shteti shqiptar do të respektonte të drejtat e Izet Haxhinës, nëse ekstradohej në Shqipëri. “…do t’i garantojë personit të ekstraduar garancitë proceduriale të njohura nga pakti ndërkombëtar i OKBS për sa i takon të drejtave civile e politike…”, thuhet në dokument. Ekstradimi i Izet Haxhisë ishte kundër interesave të Berishës, pasi një lëvizje e tillë, çonte në hapjen e dosjes së Azem Hajdarit, për vrasjen e të cilit Berisha ka ndryshuar disa alibi dhe nuk ka pranuar kurrë të dëshmojë në gjykatë. Sot Berisha është në telashe, pasi drejtësia do të vendosë në 9 tetor nëse do ta thërrasë apo jo si dëshmitar.

    Në vitin 2007, Ilir Rusmali, në atë kohë ministër i Drejtësisë, u pozicionua kundra ngritjes së fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, ku të akuzuar kryesorë janë Sali Berisha dhe Shkëlzeni. Rusmali pozicionohet kundër Fatmir Mediu në mbledhjen e qeverisë 17 shkurtit 2007.supa gati shpellkare

  10. Edi Rama te vetmin debat publik ne vitin 2000!
    Qe atehere ustallaret qe e drejtojne kete Klloun e kuptuan se ky vlen si Klloun bejtesh e romuzesh por jo per debat TV.
    Dhe qe atehere Ramalluku ne politike nuk flet as per ekonomi, as per arsim, as per shendetesi, as per bujqesi e aq me teper….per Borxhin Publik (qe nuk e ka idene sa eshte e kush eshte).
    E vetmja teme ku Ramalluku flet rrjedhshem jane barzaletat e romuzet, duke kujtuar se kjo eshte qeverisja! Dhe ne fakt, kjo eshte vertet qeverisja, nje qeveri me Gent KAKA, Ben HaMUTAJ, Llesh lleshaj, Brace Bythaj, etj per punen e te cileve vetem barzaletat mund te thuhen.

  11. Një qytetar i shkruan: “Ti mos fol për rininë shqiptare fare. Se ti je delja e zezë për korropsjon në Shqiperi,

    Se ke kaq vite në politik si majtas e djathtas që i ke pirë gjakun shqiptarvet kaq vite. Je president ma i korroptuar në tër boten turp të kesh dhe na del e flet për Moral dhe korropsion, Ku i ke femijet e tuaj me studime në Shqipërinë e varfer apo në London e pasur ?”.

    Një tjetër i shkruan: “Po te ikni ju shkolle vjeter te gjithe nga politika sdo ket me shpopullim hapjuni rrugen rinise zoti meta duke filluar nga ty i pari jep shembullin ti te thyejn qafen edhe te tjerët”.

    1. “Shkolla e vjetër politike” për historinë 100 vjeçare të shtetit shqiptar , e lidhur kjo edhe me sistemet politike, janë monarkistët (zogistët) dhe komunistët (enveristët). Kurse shkolla e re politike në Shqipëri, është demokracia pluraliste.
      Pamvarësisht nga mosha, lideri politik që ka ngelur sot me lidhjet më të forta me monarkizmin e komunizmin, është Edvin Kristaq Ahmet Rama, kurse nga demokracia pluraliste ai ka lidhjet më të mëdha me mafien e drogës.
      Me monarkizmin EDRAMËN e lidhin gjyshërit e tij që ishin në shërbim të pallatit mbretëror, kurse me komunizmin e lidhin i ati antar i presidencës komuniste, dhe daja antar i Byrosë politike të PPSH, e me kapitalizmin demokratik pluralist, modeli mafioz i kapitalizmit , kapitalizmi i gangsterëve i para dy shekujve në SHBA dhe Europë.
      Për Partinë demokratike tashmë një ndër themeluesit e saj, president e kryeministër, doktor Berisha, meqë ka kaluar 30 vjet në politikë, u tërhoq nga funksionet drejtuese e nuk ka sepse përmendet si faktor i politikës, Emri i tij do të ngelet në historinë e Shqipërisë si një lider që kontriboi në ardhjen e sistemit demokratik kapitalist perëndimor, ku tani edhe ish komunistët (socialistë), rahin gjoksin se duan ta çojnë Shqipërinë.
      Rama me kompleksitetin e tij të lidhjeve me historinë e dy sistemeve të vjetra, e me kapitalizmin mafioz komik të luftës për tepsi, timona, tenxhere e kazanë, është ekstrakti i negativitetit të tre sistemeve.
      Meta , i ardhur edhe ai nga Partia socialiste, me gjithë dritë-hijet e tij, vuri si objektib politik të partisë që krijoi, që nga emërtimi i kësaj partie (LSI-Lidhja socialiste për integrim) objektivin e integrimit në BE,
      Të tre këta liderë e me Nanon katër , formimin shkollor akademik e morën gjatë sistemit diktatorial enverist. Nga këta të katërt i vetmi që nuk vinte nga një familje komuniste, është Berisha, ndonëse si shumë intelektualë të asaj kohë, ai ishte antarësuar në të vetmen parti, në PPSH.
      Ndërkaq Basha , është i vetmi lider partiak që u formua intelektualisht e politikisht në perëndim, e meqë në vitin 1990 ai ishte fëmi, ai mund të konsiderohet si politikani “i shkollës së re politike” perëndimore.
      Historia moderne e njerëzimit , me përmbysjen e diktaturave monarkiste, naziste e komuniste, ka prodhuar forca politika të reja të majta e të djathta të moderuara e kjo është e reja në politikë.
      Cilidi lider politik që shfaq qoftë edhe tendencën më të vogël diktatoriale, ështe e vjetra.

  12. Kur nis EdRamushka e ze e flet,
    porsi kokrra e Gomari kur pellet,
    trego perralla e trego barzaleta,
    e pret ti thone “Rama tungjatjeta”,
    asfare per Ekonomi idene nuk e ka,
    shtatin si fyll e nga mendja Tra la la,
    eshte derdimeni me mjekrren si Cjap,
    EdRamushka idiot kok e kembe Trap

  13. A të kujtohet kur më kërkove që të dërgoja njerëzit e mi që me autoblinda të shtypnim tropojanët që urreje?

    A të kujtohet kur u largova nga Presidenca me njerëzit e mi dhe ngele vetëm dhe nga frika që të kapi, fusje gruan e vajzën të më merrnin në telefon e të më luteshin që të kthehesha duke më thënë se Saliu nuk asht mirë nga ana psikologjike?

    Kush e dha urdhrin mbrëmjen e 13 shtatorit kur the duhet të hakmerremi ndaj Fatos Nanos që pastaj e bëre mik? Pse i ndërron vrasësit sipas kohës? Ti je vrasësi i Tropojës”.

  14. LyL Basha eshte nje cope idiot Si do ballafaqohet me Ramen ai kur Rama ka 7 vjet qe tall karin me Lylin e PeDes

    1. Rama tall karin me ju or kurvalaqet rilindjote duke ju vene ne goje bajga e ju i pertypni si mjalte
      Do shembull moj kurva vocerr?
      Rama ju vuri ne rrjesht para kryeministrise te gjuanit me gure me ate videon Meta-Prifti.
      Ju vuri te shani e mallkoni Ilir Meten dhe…pastaj jua zgjodhi President.
      Mbllacitini bajgat qe Rama ju fut ne goje me lopate, por mos harroni te ulerini se po hani mjalte.

  15. Presidentin tonë nuk e merr njeri seriozisht për asgjë, as për detyrat formale të Presidentit, fjala vjen, kur anulon zgjedhje dhe kur bën dekrete për shtyrje të tyre, e jo më ta marrë seriozisht dikush kur bën mallkime si ato plakat e liga.

    Më së shumti të marrin në telefon njerëz të tij e të thonë “mos ja vë re këto kohë, se nuk është mirë”.

    Dhe në fakt nuk është se e marrim seriozisht dhe nuk duam solidaritet në këtë pikë.

    Për të vetmen gjë që duhet të shqetësohemi është shëndeti i tij mendor.Ta dha ty o ftere meten qe te lepish sot ato qe ke thene per meten atehere,lepiji mire dhe mis mendo per te tjeret

  16. “Shkolla e vjetër politike” për historinë 100 vjeçare të shtetit shqiptar , e lidhur kjo edhe me sistemet politike, janë monarkistët (zogistët) dhe komunistët (enveristët). Kurse shkolla e re politike në Shqipëri, është demokracia pluraliste.
    Pamvarësisht nga mosha, lideri politik që ka ngelur sot me lidhjet më të forta me monarkizmin e komunizmin, është Edvin Kristaq Ahmet Rama, kurse nga demokracia pluraliste ai ka lidhjet më të mëdha me mafien e drogës.
    Me monarkizmin EDRAMËN e lidhin gjyshërit e tij që ishin në shërbim të pallatit mbretëror, kurse me komunizmin e lidhin i ati antar i presidencës komuniste, dhe daja antar i Byrosë politike të PPSH, e me kapitalizmin demokratik pluralist, modeli mafioz i kapitalizmit , kapitalizmi i gangsterëve i para dy shekujve në SHBA dhe Europë.
    Për Partinë demokratike tashmë një ndër themeluesit e saj, president e kryeministër, doktor Berisha, meqë ka kaluar 30 vjet në politikë, u tërhoq nga funksionet drejtuese e nuk ka sepse përmendet si faktor i politikës, Emri i tij do të ngelet në historinë e Shqipërisë si një lider që kontriboi në ardhjen e sistemit demokratik kapitalist perëndimor, ku tani edhe ish komunistët (socialistë), rahin gjoksin se duan ta çojnë Shqipërinë.
    Rama me kompleksitetin e tij të lidhjeve me historinë e dy sistemeve të vjetra, e me kapitalizmin mafioz komik të luftës për tepsi, timona, tenxhere e kazanë, është ekstrakti i negativitetit të tre sistemeve.
    Meta , i ardhur edhe ai nga Partia socialiste, me gjithë dritë-hijet e tij, vuri si objektib politik të partisë që krijoi, që nga emërtimi i kësaj partie (LSI-Lidhja socialiste për integrim) objektivin e integrimit në BE,
    Të tre këta liderë e me Nanon katër , formimin shkollor akademik e morën gjatë sistemit diktatorial enverist. Nga këta të katërt i vetmi që nuk vinte nga një familje komuniste, është Berisha, ndonëse si shumë intelektualë të asaj kohë, ai ishte antarësuar në të vetmen parti, në PPSH.
    Ndërkaq Basha , është i vetmi lider partiak që u formua intelektualisht e politikisht në perëndim, e meqë në vitin 1990 ai ishte fëmi, ai mund të konsiderohet si politikani “i shkollës së re politike” perëndimore.
    Historia moderne e njerëzimit , me përmbysjen e diktaturave monarkiste, naziste e komuniste, ka prodhuar forca politika të reja të majta e të djathta të moderuara e kjo është e reja në politikë.
    Cilidi lider politik që shfaq qoftë edhe tendencën më të vogël diktatoriale, ështe e vjetra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *