• |
ide | kryesore

Rama komenton marrëveshjen e Uashingtonit: Kosova ia vendosi pengesat më parë vetes

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar qeverinë e Kosovës për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington dhe kthimin në dialogun me Serbinë.

Ai theksoi se marrëveshja e Uashingtonit tregoi që Kosova më parë ia vendosi pengesat vetvetes dhe tashmë çdo shmangie nga dialogu sjell vetëm fitore iluzore.

“Takimi i Uashingtonit, rihapja e dialogut me Serbinë, përparimi në axhendën e reformave europiane. Janë disa prej shenjave kuptimplota të përparimit diplomatik të Kosovës. Në mënyrë të veçanta dua të theksoj qasjen e mençur, kurajoze dhe konstruktive të Kosovës në dialogun e me Serbinë .

Duke hequr kështu çdo pengesë për rinisjen e dialogut, që në fakt koha dhe faktet treguan se ishte një pengesë që Kosova fatkeqësisht ia vendosi vetvetes. Dialogu mbetet i vetmi instrument që Kosova të fitojë çështjen për zgjidhje. Çdo bishtnim nga dialogu krijon vetëm fitore iluzore në rrjete sociale dhe në mexhelisin mediatik lokal, por e largon fitoren reale dhe dobëson pozicionin e Kosovës së brendshmi apo së jashtmi me botën.

Konsensusi i brendshëm për dialogun, është domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të mbetet e tillë në sytë e atyre që e garantojnë sot këtë konsensus. Jemi në kushtet kur mund t’i shohim para syve qoftë pasoja e ndërmarrjes së rrugëve pa rrugë, dhe rrugës me perspektivë. Në shumë pak kohë, u arrit të restaurohej një krisje shumë e madhe që pati pasoja jo të vogla mbi Kosovën. Dhe u hodh një hap për të cilin jam i bindur se çdo vit që kalon do flasë edhe më mirë në Uashington. S’di çfarë të besoj lidhur me liberalizimin e vizave. Përsëris që mosliberalizimi është turp për BE. Turp i pashlyeshëm e i pajustifikueshëm”- tha Rama.



3 Comments

  1. A mund t’u themi të dëbuarve përmes një gjuhe të thjeshtë se këta nuk kanë kuptuar asgjë nga procesi që po ndodh në ‘shtëpinë e partisë’ së tyre!? Këta mund të zemërohen me frazën që thashë. Por nuk e dinë pse kryhet procesi i dëbimit, proces që një ditë mund të kapë edhe vetë Lulin që këta e akuzojnë si autor. Mekanizmi është i thjeshtë: Partia Demokratike do të vazhdojë të mblidhet për ditë e më shumë ‘si një klan ose familje’.

    Në këtë rast kanë të drejtë të gëzohen si Jozi, Ben Imami, Astrit Patozi, Leka Meksi, Genc Ruli… Pse? Sepse nuk qenkan zgjedhur si pjesëtarë të ‘fisit’. Partia Demokratike është duke u zvogëluar, njësoj si fisi zvogëlohet gjatë viteve. Trajta e saj tribale është një kusht mbijetese, aq më shumë që detyra e parë e PD-së është të mbrojë ‘veprën e keqe’ të liderëve, jo të hapet drejt të nesërmes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *