• |
ide | kryesore

Rama: Mosliberalizimi i vizave është turp për BE-në, Kosova është marrë peng

Lajme, Të fundit



Një turp për Bashkimin Europian e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, mosliberalizimi i vizave për kosovarët.Në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se Kosova është bërë peng i dinamikave të brendshme të disa vendeve të BE-së.

“Kosova është marrë peng i logjikës elektorale në vende të ndryshme të BE dhe Kosova duhet të presë si mbaroi në palë zgjedhje në një vend dhe pastaj kur ka zgjedhje në një vend tjetër. Kam folur pa pushim për këtë temë me ata që i kam takuar në Evropë dhe akoma nuk arrijë dot ta kuptoj asgjë nga ato që thonë, por kuptoj që arsyeja është ajo që nuk thonë. Kosova e paguan me mosliberalizim të vizave, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e paguajnë me sajesa pas sajesash, sipas konfiguracionit elektoral në një vend dhe një vend tjetër, dhe rajoni e paguan në tërësi”- u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

Kryeministri Rama tha se zgjerimi dhe integrimi i tregjeve në rajon nuk ka sjellë asgjë të keqe, përveçse shumë ekonomi, punësim dhe mundësi për paqe apo zgjidhjen përfundimtare të çështjes themelore. Rama falenderoi Kosovën për ndihmën e menjëhershme gjatë periudhës së tërmetit.  “Nuk do ta harroj asnjëherë dhe nuk do të mungoj asnjëherë në përsëritjen e mirënjohjes për kontributin e jashtëzakonshëm dhe për frymën e ngrohtë që sollën forcat e Kosovës në një nga ditët më të vështira për Shqipërinë, në historinë e saj, që ishte dita pas tragjedisë së 26 nëntorit. Dua t’i falënderoj me shumë respekt”,tha Rama.



4 Comments

  1. Pse ne i kemi te liberalizuara vizat per ne BE????? Apo u gjet sebepi i covid-19 per te na privuar nga levizja e lire per ne BEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE?

  2. Udh’eqja gjithnje e ka denuar imperializmin anglo-amerikan dhe ua ka cjerre masken revizionisteve!

    Partija jone heroinike do te dije ta nxjerre vatanin nga bllokada imperialiste!

    Rrofte internacionalja ……. kanabiste!

  3. O..RR K,,, PO THUAJ BEREQAVES NGA SALI BERISHA PER VIZAT SE ME TY KRYEMINISTER ME MAQEDONIN E SERBIN DO LEVIZNIM PA VIZ

  4. A mund t’u themi të dëbuarve përmes një gjuhe të thjeshtë se këta nuk kanë kuptuar asgjë nga procesi që po ndodh në ‘shtëpinë e partisë’ së tyre!? Këta mund të zemërohen me frazën që thashë. Por nuk e dinë pse kryhet procesi i dëbimit, proces që një ditë mund të kapë edhe vetë Lulin që këta e akuzojnë si autor. Mekanizmi është i thjeshtë: Partia Demokratike do të vazhdojë të mblidhet për ditë e më shumë ‘si një klan ose familje’.

    Në këtë rast kanë të drejtë të gëzohen si Jozi, Ben Imami, Astrit Patozi, Leka Meksi, Genc Ruli… Pse? Sepse nuk qenkan zgjedhur si pjesëtarë të ‘fisit’. Partia Demokratike është duke u zvogëluar, njësoj si fisi zvogëlohet gjatë viteve. Trajta e saj tribale është një kusht mbijetese, aq më shumë që detyra e parë e PD-së është të mbrojë ‘veprën e keqe’ të liderëve, jo të hapet drejt të nesërmes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *