• |
ide | kryesore

Reforma zgjedhore, Bylykbashi tregon pse Rama ka frikë nga ODIHR

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi përmes një reagimi në ‘Facebook’ parashtroi disa arsye se pse sipas tij kryeministri Edi Rama ka frikë nga ODHIR.

Përfaqësuesi i demokratëve në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore pohoi se “Ja si është kthyer PS-ja 20 vite pas dhe kërkon te manipuloje rezultatin, madje jo duke manipuluar sistemin zgjedhor, por duke e ndryshuar ate kur gara ka filluar. Per kete arsye ka frike nga ODIHR dhe bllokon Këshillin Politik qe te kerkoje asistencen e tij, sepse e di pergjigjen.”.

REAGIMI I BYLYKBASHIT

Ja pse Rama ka frike ODIHR-in

Ne vitin 2001 PS-ja kishte hartuar sistemin zgjedhor e vetme, me votat e saj. ‎Nje sistem i komplikuar qe mund te manipulohej. Pikerisht sistemi qe prodhoi Dushkun famekeq qe i dha padrejtesisht PS-se 9 deputete. Por nuk qe vetem Dushku. PS shpiku edhe trukun e kandidateve te pavarur fallso.

Per te manipuluar sistemin dhe rritur rezultatin me te njejtat vota te marra‎, PS regjistroi shume ministra dhe drejtues te saj si kandidate te pavarur. Nese ata fitonin, nuk quheshin si deputete te PS dhe sistemi zgjedhor nuk ia zbriste PS-se nga llogaritja e pergjitheshme. Nese nga vota e pergjitheshme proporcionale PS-se do t’i takonin 61 deputete, por ne mazhoritar kishte fituar 61 te tille, PS nuk do perfitonte mandate kompensuese nga proporcionali (61 me proporcional minus 61 ne mazhoritar = 0 mandate kompensuese). Por nese 10 prej deputeve socialiste ishin zgjedhur si te “pavarur”, keta nuk do t’i llogariteshin PS-se e cila do te quhej se kishte fituar vetem 51 deputete nga mazhoritari dhe do t’i takonte te merrte edhe 10 te tjere si kompensim nga proporcionali. Me kete truk, ne vend qe PS te merrte vetem 61 deputete sa i takonte, do te merrte 71 te tille (51 zyrtarisht dhe 10 te “pavarur” nga mazhoritari, plus 10 nga proporcionali) dhe keshtu do te formonte qeverine.

Opozita kishte bojkotuar referendumin e manipuluar te Kushtetutes ne 1998 dhe raundin e dyte te zgjedhjeve lokale te masakruara te 2000 si dhe protestonte ne bulevard thuajse cdo dite ndaj shkeljes se te drejtave.
Nje nderkombetar shume i rendesishem asokohe ne Tirane madje shprehej se “nese gjetja e PS nuk ndalohet nga ligji, atehere eshte e lejuar”. Me kete “leje” ne xhep, PS filloi fushaten. Kandidatet e saj te “pavarur” fallso qe deri para fushate ishin ministra, benin fushate me postera me logon e PS-se.

Por nje profesor i shquar dhe ekspert nderkombetar‎ u skandalizua kur e degjoi kete dhe e denoncoi publikisht ne deklarate per shtyp ne Rogner.‎ ODIHR u shqetsua shume per mundesite manipulative te ketij truku dhe ne Tirane erdhi vete Drejtori i ODIHR. Ne oborrin e OSBE te mbushur me nderkombetare dhe media, me nje anglishte me theks francez, ai deklaroi: “Kandidatet e pavarur jani si grate shtatezena. Grate ose jane shtatezena ose nuk jane. Edhe kandidatet e pavarur, ose jane vertet te pavarur ose nuk jane.” Te pranishmit qeshen me batuten lapidare qe vrau fallsitetin e “te pavarurve” te PS-se. Nderkaq, ata qe ishin aty e qe kishin mbeshtetur kete gjetje te PS-se, ulen koken dh‎e heshten. Me pas KQZ u detyrua t’i varte tek PS ministrat socialiste qe garonin si te pavarur‎.

Kjo eshte nje histori e vertet e qershorit te 2001. Ja si eshte kthyer PS-ja 20 vite pas dhe kerkon te manipuloje rezultatin, madje jo duke manipuluar sistemin zgjedhor, por duke e ndryshuar ate kur gara ka filluar. Per kete arsye ka frike nga ODIHR dhe bllokon Keshillin Politik qe te kerkoje asistencen e tij, sepse e di pergjigjen.



4 Comments

  1. Ne emisionet e fundit televizive me kane pelqyer shume asyetimet e tua dhe sidomos qendrimi juaj qe eshte njkohesishr edhe qendrimi i PD dhe gjithe opozites por tani nuk eshte joha per te then nese i gjati ine ka frik odirin apo ka frik osbene . Eshte koha per veprim , mos i lini gjerta ne mes te rrugez . Te gjithe ata qe Bashen e kritikojne pse doli nga parlamenti , pse nuk u fut ne zgjedhje , pse nuk beri kete apo pse beri ate shumica jane keqdashes ose me e pakta jane miop ne politike . Gjithçka qe beri basha deri ne korrik te 2019 ishte e perkryer , i vetmi gabim ishte se ne çastin kur ky pushtet i superkorruptuar i superkriminalizuar po shkonte ne tilt , ai nderpreu gjithçka . Nese do vazhdonte sikur edhe nje muaj me ate ritem sot vete Basha do ishte kryeminister , i gjati ine do inaguronte vete i pari burgun e vipave mafioz te shkodres por mbi te gjitha shqiptaret do ishin çliruar nga nje kuçeder mafioze . Prandaj mos i lini punet pergjysem , mos u terhiqni derin ne fryme te fundit , mos e braktisni popullin biles po qe enevojshme edhe forcen ta tregoni . Popullit i ka shkuar atu ku nuk mbane me dhe vetem nje shkendij pret , por mos e zhgenjeni miletin duke i lene punet pergjysem ose duke u mjaftuar me nje fjali :ky ka frike nga odiri . Zoterinj ne nuk na intereson odir apo osbe , na duhen rezultate . Une personalisht dua te votoje ate qe ma ka endja mua dhe jo ate qe do Basha apo ti . Nje shoku im i ngusht per disa tipa qe nuk jane korrekt dhe qe i nis per nje pune ne nje krah dhe ata shkojne nga krahu tjeter , me thote leri ata , ata te lene xhenazene ne mes te rruges , shumzoi me zero dhe e kane pak . Ta thashe kete per te te then qe nuk dua qe neser te thone te njejten gje edhe per Bashen , PD dhe opoziten ne teresi . Biles ndryshimet ne kodin zgjedhor dhe kushtetues duhet te jete premtimi juaj solem sekonadar pasi te vini ne pushtet , sepse primari eshte :RAMA NE BURG . Dhe kur them Rama ne burg , do te thote qe ne burg te perfundojne edhe “skenderbejt” e tipit Ahmetaj , Gjiknuri , Veliaj e shume hajdute te tjere dhe “skenderbeshat” e tipit Spiropali , Balluku , Denaj apo ajo ish zv/ministrja e brendeshme . Dikur kesto sharlatane kishin vetem nga nje pale te mbathura dhe nje bluze qe lanin nje here ne jave , sot ne saje te tete vjet korrupsioni galopant nderrohen nga pese here ne dite me rroba firmato qe me e lira u kushton 3000 euro dhe pse? Sepse bene lekakulistin me te gjatin tone , lepij majtas e lepij djathtas lepij lart e lepij poshte . Duam qe keta ndyresira qe e zhyten vendin ne mjerim , qe na bene vendin me te pa sigurt ne bote , te perfundojne pas hekurvae . Prandaj mos i lini punet perghysem , ka ardh koha qe e keqja qe marr denimin dhe keta zhulsa dhe lekakulist qe na bejen edhe karshillik ta kuptojne se e mira nje dite tiumfon dhe lloji i tyre eshte nje specie e peshtire dhe ne zhdukje . Tung te gjithe Shqiptareve te ndershem e partiot . Ka ardh koha te themi , boll me skllav i nje grushi langaraqesh te pa cipe e te payndyre , ku edhe peshtyma ndjehet e ndotur ne fytyrat e ketyre langaraqeve te pa din e iman . Eshte koha qe poezia e Ali Asllanit , Hakerrim , qe sot eshte nje ralitet i gjalle dhe i prekshem te behet nje mesim per kedo qe tradhton kombin dhe popullin e tij per nje grusht para’ . Shqiptar , kudo qofshit , ju uroj gjithe te mirat e kesj bote . Ishallah vjen shpejt ajo dite qe te gjithe se bashku te jetojme ne vendin tone qe na fali i Madhi Zot dhe jo te ndare si zogjt e korbit nga kjo politike e nryre dhe kata politikan pervers .

    HAKËRRIM

    Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
    nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
    Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
    Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

    Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
    ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
    Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
    dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

    Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
    ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
    Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
    gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
    dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
    në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

    Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
    ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
    dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
    ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
    Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
    kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

    E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
    mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
    Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
    të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

    Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
    nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

    Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
    më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
    Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
    sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
    As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
    Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

    Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
    ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
    Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
    te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

    Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
    dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
    kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
    nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

    Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
    kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
    Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
    koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

    Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
    fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
    Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
    mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
    dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
    kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

    Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
    bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
    Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
    Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

    Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
    ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
    dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
    nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

    A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
    nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
    ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
    Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

  2. Mes Ilir Rusmalit, ish zevendeskryeminister i PD qe nuk firmosi kontraten e Gerdecit, pasi ja kerkoi i biri i Berishes, dhe Ilirian Celibashit ish minister i Rames dhe kryetar KQZ i PS, por qe ka mbrojtur si avokat ne gjyq te akuzuarit per Gerdecin, PD zgjodhi Celibashin.

    Kjo tregon shume se cili eshte motivi qe ajo parti qendron ne kembe.

    ‘Gerdeci’ eshte ‘vije e kuqe’ per kedo qe e shkel”Ti me shume x duhet te jesh komplet loqe qe te shkruash per lulzimen qe te ka genjyer per 15 vjet nje hobi qe kur ka qene adoleshent te 4 deshmoret

  3. po mire pse sperdoret dhe ju te njejtin truk perderisa e dinit, te kandidonit dhe ju me kandidate te pavaruar?
    Ajo qe nuk thote Bylykbashi eshte nje tjeter qe PS fitoi me shume vota si ne maxhoritar e si ne proporcional kunder PD ne 2001. Keto jo perdoren trukun, jo perdoren hilen apo jo manipulimin jan karlliqe se te njejtat gjera mund ti kishit perdorur dhe ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *