• |
ide | kryesore

Shpërthimi në Bejrut: Kërkohet arrestimi i kapitenit dhe pronarit të anijes

Lajme, Planet



Libani i ka kërkuar agjencisë ndërkombëtare të policisë “Interpol” të lëshojë urdhër-arrestime për kapitenin dhe pronarin rus të anijes, që ka dërguar nitrat amoni. Ky material është bërë shkak për shpërthimin e ndodhur në gusht në portin e Bejrutit, i cili ka lënë afro 200 njerëz të vrarë, mijëra të plagosur dhe ka shkatërruar qendrën e qytetit.

3,000 tonelata nitrat amoni, një material që përdoret për pleh, por edhe për eksplozivë janë ruajtur në kushte të këqija në portin e Bejrutit për vite me radhë. Autoritetet thonë se është e paqartë se si dhe pse është braktisur ngarkesa në Bejrut. Në lidhje me shpërthimin janë arrestuar rreth 20 persona, përfshirë zyrtarë të portit dhe doganave.

Rhosus, një anije mallrash me flamur moldav, thuhet se i ka dërguar materiet në Bejrut në vitin 2013. Megjithatë Rhosus nuk është larguar kurrë nga Bejruti, për shkak të një mosmarrëveshje ligjore mbi tarifat e portit dhe defektet e anijes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *