• |
ide | kryesore

Shtrohet në spital Klement Balili

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kelment Balili i cili po vuan dënimin me 10 vite burg në burgun e Peqinit është shtruar në spital. Mësohet se i njohuri ndryshe si Eskobari i Ballkanit, është ndjerë keq dhe ka përfunduar në spitalin e burgut.

Balili nuk është i vetmi nga të burgosurit në këtë institucion, që ka përfunduar në spital këtë javë. Para tij janë shtruar edhe Gate Mahmutaj, Arbjon Aliko dhe Genci Balla.

Vetë Balili, më herët ka bërë kërkesë që të kalojë nga burgu i sigurisë së lartë, siç është ai i Peqitnit, në një të zakonshëm, por kjo kërkesë është refuzuar edhe pse i dënuari me 10 burg është shprehur: Nuk e përballoj dot atë vend!

Ndërkohë, prej ditësh në burgun e Peqinit ka nisur një grevë urie. 170 të dënuarit që ndodhen në këtë institucion, pretendojnë se shteti ka ndikuar në krimet e kryera prej tyre. Ata kërkojnë që të gjitha dënimet e dhëna ndaj të dënuarve aktual të përgjysmohen; Të gjitha dënimet me burgim të përjetshëm të dhënë ndaj të dënuarve aktual të kthehen në 20 vite burgim; Të gjithë të paraburgosurit aktual të kenë të njëjtin përfitim sa më sipër pas dhënies së vendimit nga gjykata.



5 Comments

      1. Tamom tamom n’ato fillime ka qene i sales. Sala ndolonte per kafe te shpija ktij ne kohe fushate. Nuk i dhane pozite ne shtet e as mbrojtje politike dhe ai ktheu Delvinen majtas. Si shperblim LSI e boni shef patentash apo dicka te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *