• |
ide | kryesore

Vodhi supermarketin në Kavajë, arrestohet 26-vjeçari

Lajme, Të fundit



Policia e Kavajës ka arrestuar një 26-vjeçar për vjedhje.

Shërbimet e Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se në Golem, Kavajë, ishte vjedhur me thyerje marketi në pronësi të shtetasit K. Gj., 30 vjeç, bazuar dhe në pamjet filmike, kanë organizuar menjëherë punën duke ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

Si rezultat i ngritjes së pikës së kontrollit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. P., 26 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit të ushtuar në tri çanta që ky shtetas mbante me vete, u gjetën disa pije alkoolike dhe artikuj të ndryshëm të vjedhur në marketin e shtetasit K. Gj., si dhe një sasi lekësh.

Ky shtetas u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku nga verifikimet ka rezultuar shtetas në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i tentativës për vjedhje në banesën e shtetasit A. L. dhe autor i vjedhjes së sendeve personale të shtetasit F. K., në zonën e Spilles.

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Vjedhja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *