• |
ide | kryesore

Anullohet konferenca e shtypit të Gasperinit: zbulohet një i infektuar tek Atalanta

-Instant, Sport



Futbolli italian duket gjithnjë e më shumë në telashe. Eshtë anulluar konferenca e shtypit e teknikut të Atalantës Gian Piero Gasperini në vigjiljë të ndeshjes me Cagliarin, që do të zhvillohet nesër në orën 12,30. Takimi me gazetarët, fillimisht parashikuar për në 13,30 në selinë e qendrës sportive Bortolotti di Zingonia, nuk është mbajtur për shkak të një rasti pozitiviteti pas kryerjes së tamponit, por pa e spicifikuar se kujt i përket. Shoqëria ka komunikuar se i teseruari është asimptomatik por ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një lojtar apo anëtar të stafit.

DI FRANCESCO: “BESOJ SE NDESHJA DO TË LUHET”
Tekniku i Cagliarit mendon se ndeshja do të luhet, pavarësisht pozitivitetit të një personi në radhët e kundërshtarëve: “Besoj se sidoqoftë do luhet – ka thënë Eusebio Di Francesco – e mora vesh vetëm tani. Por është dicka që mund të ndodhë, janë protokollet që vendosin atë që duhet bërë. Nga ana tjetër mund ti ndodhë të gjithëve, edhe ne”. Në përgjithësi, Di Francesco ka folur për një situatë shumë të vështirë. “Nuk i përket vetëm botës së futbollit – ka thënë – ne jemi të përfshirë, si të gjithë. Shpresa është që të frenohet shpërndarja, por shqetësimi është”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *