• |
ide | kryesore

COVID-19 në Berat/ Infektohet një mësues, punonjësja e fasonerisë dhe një zjarrfikës

-Instant, Lajme, Të fundit

Berati ka raportuar një rritje në numrin e të infektuarve me Covid-19. Një mësues në fshatin Rroshnik në Berat ka rezultuar pozitiv me koronavirus duke sjellë mbylljen e klasës dhe 12 nxënësit janë karantinuar deri në pritje të përgjigjeve të tamponëve të kryer. Edhe një punonjëse në një fasoneri në qytetin e Beratit ka rezultuar e infektuar me SarsCov-2 por kjo nuk ka vënë në rrezik punonjëset e tjera të repartit të saj pasi e infektuara kishte 10-ditë që nuk paraqitej në punë për shkak se kishte marrë lejen vjetore.

Një zjarrfikës që kishte disa ditë që kishte shfaqur shenjat e infektimit është karantinuar në banesë. Drejtoria e Higjenës në Berat ka kryer dezinfektimin e Repartit Zjarrfikës në Berat dhe mjeteve zjarrfikëse në shërbim. 4 kolegët të zjarrfikësit kanë kryer tamponin dhe janë karantinuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu