• |
ide | kryesore

Dy anëtarë të Juventus pozitivë me Covid-19: e gjithë skuadra në izolim

-Instant, Sport



Dy raste pozitiviteti me Covid-19 edhe tek Juventus: bëhet fjalë për dy anëtarë të stafit. E ka bërë të ditur klubi bardhezi me një komunikatë në faqen e tij zyrtare. “Juventus Football Club komunikon se, gjatë kontrollit të parashikuar nga protokolli në fuqi, është zbuluar pozitiviteti ndaj Covid 19 i dy anëtarëve të stafit – lexohet në shënim – Nuk bëhet fjalë as për lojtarë e as të stafit teknik ose mjekësor, sidoqoftë në zbatim të normave e të protokollit i gjithë grupi do të futet nga ky moment në izolim paraprak”.

Komunikata mbyllet me një referim për ndeshjen e nesërme përpara se të mësohej anullimi i saj (“Kjo procedurë do ti lejojë të gjithë atyre që kanë dalë negativë në kontrollet, të zhvillojnë aktivitet të rregullt të stëvitjes e ndeshjes, por asnjë kontakt jashtë grupit”).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *