• |
ide | kryesore

Fifa ndryshon rregullat: klubet mund të refuzojnë ti japin lojtarët Kombëtareve

-Instant, Sport



Pandemia po ndryshon botën e nuk mund të mos ndryshonte edhe futbollin. Fifa ka vendosur që për gjithë 2020 klubet mund të refuzojnë të japin të teseruarit e tyre për përfaqësueset edhe për ndeshjet zyrtare. Një vendim që organizmi më i rëndësishëm futbollistik botëror ka aprovuar e pastaj shpërndarë në 211 federatat e 6 konfederatave kontinetale. FIFA e ka marrë këtë vendim për të ruajtur shoqëritë e për të reduktuar rrezikun e infektimit.

Klubet mund të thonë jo për thirrjen e një lojtari të tyre nëse është e parashikuar një periudhë karantine ose izolimi prej të paktën 5 ditësh në vendin ku do të shkojë ose ku kombëtarja do të luajë ndeshjen. Ndër të tjera, mund të thonë jo nëse është e parashikuar një kufizim i lëvizjeve mes dy vendeve e nuk garantohet nga autoritetet lokale një përjashtim ndaj këtij rregulli.

Mundësia për të mos i lënë të lirë lojtarët aplikohet në kompeticionet e organizuara nga FIFA, ku futen edhe kualifikueset për në Katar 2022. Nuk prek lojtarët e impenjuar në Nations League, që organizohet nga UEFA. Në dokumentin e FIFA-s janë parashikuar edhe masa për të mbrojtur shëndetin e lojtarëve si monitorimi i të teseruarve e zyrtarëve të ndeshjes, higjena e duarve, distancimi social e identifikimi i kontakteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *