• |
ide | kryesore

Kokteil ilaçesh për presidentin amerikan, Trump: Jam mirë

Lajme, Planet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump është në gjendje të mirë shëndetësore. Këtë lajm e konfirmuar vetë ai, me anë të një postimi në Facebook.  Presidenti Trump është shtruar në qendrën spitalore të ushtrisë amerikane “Walter Reed” pranë Uashingtonit për trajtim mjekësor kundër koronavirusit, mëngjesin e sotëm. Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti do të qëndrojë disa ditë në spital, bazuar në rekomandimet e mjekut.


“Presidenti është me humor të mirë, ka simptoma të lehta dhe ka vazhduar punën gjatë gjithë ditës”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany. Mjeku i presidentit, Dr. Sean Conley, tha në një deklaratë për shtyp se presidenti mori një dozë antitrupash të dyfishtë të prodhuara nga Regeneron Pharmaceuticals Inc, duke e shoqëruar me zink, vitaminë D, famotidinë, melatoninë dhe aspirinë.


REGN-COV2, ilaçi i kompanisë Regeneron, është pjesë e një klase ilaçesh eksperimentale për COVID-19, të njohura si antitrupa monoklonale – kopje të prodhuara të antitrupave njerëzore ndaj virusit, të cilat po analizohen si trajtim për pacientët në fazat e hershme. Kjo teknikë po përdoret gjerësisht për trajtimin e një sërë sëmundjesh. Deri më tani ka vetëm të dhëna të kufizuara për antitrupat e COVID-19, por kreu i departamentit për sëmundjet infektive Dr. Anthony Fauci është ndër personat që kanë thënë se është premtuese.

1 Comment

  1. Në 6 prill 2007, Ilir Rusmali, në atë kohë ministër i Drejtësisë, firmosi një dokument sekret, duke garantuar shtetin turk, se shteti shqiptar do të respektonte të drejtat e Izet Haxhinës, nëse ekstradohej në Shqipëri. “…do t’i garantojë personit të ekstraduar garancitë proceduriale të njohura nga pakti ndërkombëtar i OKBS për sa i takon të drejtave civile e politike…”, thuhet në dokument. Ekstradimi i Izet Haxhisë ishte kundër interesave të Berishës, pasi një lëvizje e tillë, çonte në hapjen e dosjes së Azem Hajdarit, për vrasjen e të cilit Berisha ka ndryshuar disa alibi dhe nuk ka pranuar kurrë të dëshmojë në gjykatë. Sot Berisha është në telashe, pasi drejtësia do të vendosë në 9 tetor nëse do ta thërrasë apo jo si dëshmitar.

    Në vitin 2007, Ilir Rusmali, në atë kohë ministër i Drejtësisë, u pozicionua kundra ngritjes së fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, ku të akuzuar kryesorë janë Sali Berisha dhe Shkëlzeni. Rusmali pozicionohet kundër Fatmir Mediu në mbledhjen e qeverisë 17 shkurtit 2007

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu