• |
ide | kryesore

Lista/ Jashtë senatorët “e dënuar”, hapësirë lojtarëve të rinj: Reja ndryshon objektiv

-Instant, F1, Sport



Shqipëria ka tashmë një skuadër të gjithë për tu zbuluar për tre ndeshjet në transfertë të tetorit, miqësoren me Armeninë dhe kualifikueset e Nations League me Kazakistanin e Lituaninë. Janë 29 futbollistët e thirrur nga tekniku Edoardo Reja për ndeshjet e kombëtares, ku i ka besuar shumë lojtarëve të rinj e duke përjashtuar emra të rëndësishëm, për aryse zyrtare të situatës pandemike, por nën zë si dënim për pjesëmarrjen e “paligjshme” në fejësën e Roshit.

Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Elseid Hysaj dhe Odise Roshi nuk u ftuan nga Reja pas festës së fejesës së lojtarit të Akhmatit Groznit, Roshi, teksa ai dhe shokët e kombëtares morën pjesë duke thyer rregullat e karantinës. Nuk është rasti për Ardian Ismajli e Armando Sadikun.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, janë grumbulluar për herë të parë me ekipin A të Shqipërisë futbollistët Marko Molla (Bolonja), Sherif Kallaku (Lokomotiva Zagreb), Albi Doka (Gorica).
Shqiperia Por, tekniku italian u ka dhënë mundësinë dhe dy lojtarëve të nënkampionëve të Kroacisë, Lokomotiva Zagrebit; Jon Mersinajt dhe Enis Çokajt të thirren për të parën herë në karrierë me Shqipërinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *