• |
ide | kryesore

Me shpejtësi deri në 202 km/h, pezullohen 24 patenta në Tiranë (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



24 patenta janë pezulluar në pak orë gjatë kontrolleve të policisë mbrëmjen e djeshme në aksin në Sauk-Teg-Kashar. Nga këto 13 patenta u pezulluan për shpejtësi deri 2.5 herë më shumë se norma e lejuar dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

“Shpejtësi të frikshme 188 km/h deri ne 202 km/h në rrugën e Tegut. Për 270 minuta kontroll me radar u pezulluan 13 patenta për shpejtësi nga 142 km/h deri në 202 km/h. Ndërkohë kontrollet kanë vijuar dhe vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat dhe si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë evidentuar 11 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.35 mg/l deri 0.44 mg/l”, shkruan Policia e Shtetit ne rrjetet sociale.



1 Comment

  1. E dnjejta gje ndodh ne unazen e vogel te Tiranes, tek Ministria e Jashtme nga te dyja kahet..Keta idiote drogaxhinj vene ne rrezik jeten e njerezve te thjeshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *