• |
ide | kryesore

Në Armeni, pa tifozë: UEFA e lejon, por Federata armene mbyll dyert e stadiumit për miqësoren me Shqipërinë

-Instant, Sport



Në 7 tetor në Armeni dhe pa tifozë. Uefa konfirmoi tashmë vendin ku kuqezinjtë do të luajnë miqësoren me armenët, që u vu në dyshim fillimisht për shkak të trazirave që po kalon Armenia, ndërsa Federata Amerne ka zyrtarizuar faktin se ndonëse mund të luhej me tifozë, për shkak të situatës që po kalon vendi, miqësorja me Shqipërinë do të luhet me dyer të mbyllura.

Sepse në fakt, mund të luhej me tifozë. Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka dhënë aprovimin me vendimin e fundit për të lejuar kthimin e pjesshëm të spektatorëve për ndeshjet e kompeticioneve të UEFA-s, por nëse do të ketë prezencë tifozësh apo jo do të varej vetëm nga politikat e autoriteteve armene. Vendimi i UEFA-s ka ardhur pas provës së suksesshme që u realizua në Superkupën e Europës në Budapest më 24 shtator, ku maksimumi i spektatorëve të lejuar do të jetë 30 % i kapacitetit të stadiumit përkatës, por Armenia e trazuar nga luftimet në Nagorny- Karabakh ka zgjedhur të mos e aplikojë këtë leje.

Kuqezinjtë do të udhëtojnë kështu për të luajtur sfidën testuese, të cilën tekniku i kombëtares Edy Reja e konsideron shumë të rëndësishme, për të lënë pas performancën negative në humbjen me Lituaninë. Është fondamentale për Rejan të kuptojë gjendjen e secilit lojtar, pasi u pa qartë në dy ndeshjet e shtatorit në Nations League se nuk ishte ajo që italiani mendonte. Tashmë kampionatet kanë nisur dhe lojtarët kanë marrë minuta në këmbë, sa për të mos shfaqur diferenca fizike, si ato të para herën e fundit në Arenën Kombëtare. Kuqezinjtë kanë nevojë tashmë për kthjelltësi manovre e garanci fiziko-taktike përpara dy ndeshjeve kualifikuese në Nations League kundër Kazakistanit dhe Lituanisë, të dyja në tranfertë në 11 dhe 14 tetor…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *