• |
ide | kryesore

“PD do bëjë realitet votën tuaj pas ardhjes në pushtet”, kryedemokrati Basha bisedë online me diasporën

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim online me përfaqësuesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”. Gjatë fjalës së tij, lideri i PD-së tha se Shqipëria ka nevojë për ta rifituar trurin e emigruar gjatë këtyre 30 viteve. Kryedemokrati thotë se vota e diasporës po sabotohet me qëllim nga qeveria në ikje e socialistëve, por kjo shton ai, do të frenohet nga Partia Demokratike pas ardhjes në pushtet.

“Vlerësova veçanërisht përpjekjen e tyre të drejtë dhe emancipuese për të mundësuar votën e diasporës shqiptare si dhe gatishmërinë për t’u përfshirë në procesin politik, zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e shtetit institucional të së drejtës, që ofron një avantazh shumë të madh për vendin.Shqipëria ka nevojë për ta rifituar trurin e emigruar gjatë këtyre 30 viteve dhe koha më e volitshme për këtë është sot”, shkruan kryetari Basha.


12 Comments

  1. Diaspores nese i dhimbset ky vend te vijne ketu .Sot vendi ka nevoje per ta . Kur them sot do te thote ne prill te jene ketu dhe te kontribuojne per largimin e kuçedres se gjate . Pastaj eshte obligim i qeverise se mbas 25 prillit qe ti afroje dhe ti ofroje te gjithe atyre qe kane perfunduar shkollat jasht te japin kontributin e tyre per kete vend .

  2. Bukur te ka shku menia o 7x-o!
    Por kete problem e zgjidh Luli dhe Likja i Cepanit me Moniken e Kombinatit duke vene ne dispzicion 7% te pasurise tyre per te paguar biletat vajtje-ardhje si dhe shpenzimet e qendrimit te diaspores per min. 10 dite ne atdhe. Ja p.sh. nese realizohet kjo niseme une jame i pari qe do te vij atje per te votuar Lul, Like, Monike cfarte dun ata.

  3. Kur eshte pushtuar Shqiperia qe qenka krijuar Diaspora per Shqiperine e lire dhe kush janeketa tipa qe na perfaqesokan?

  4. Në 6 prill 2007, Ilir Rusmali, në atë kohë ministër i Drejtësisë, firmosi një dokument sekret, duke garantuar shtetin turk, se shteti shqiptar do të respektonte të drejtat e Izet Haxhinës, nëse ekstradohej në Shqipëri. “…do t’i garantojë personit të ekstraduar garancitë proceduriale të njohura nga pakti ndërkombëtar i OKBS për sa i takon të drejtave civile e politike…”, thuhet në dokument. Ekstradimi i Izet Haxhisë ishte kundër interesave të Berishës, pasi një lëvizje e tillë, çonte në hapjen e dosjes së Azem Hajdarit, për vrasjen e të cilit Berisha ka ndryshuar disa alibi dhe nuk ka pranuar kurrë të dëshmojë në gjykatë. Sot Berisha është në telashe, pasi drejtësia do të vendosë në 9 tetor nëse do ta thërrasë apo jo si dëshmitar.

    Në vitin 2007, Ilir Rusmali, në atë kohë ministër i Drejtësisë, u pozicionua kundra ngritjes së fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, ku të akuzuar kryesorë janë Sali Berisha dhe Shkëlzeni. Rusmali pozicionohet kundër Fatmir Mediu në mbledhjen e qeverisë 17 shkurtit 2007

  5. Mut njeri – kak tjetri. Si nuk doli nje i saktë per ate vend ?! Me kete opozit, Rama do te kete kohe te beje nje statuje per vete mu ne qender te Tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu