• |
ide | kryesore

Pjanic rikthehet në Torino: “Gjithnjë kam dashur të fitoj në Stadium…”

-Instant, Sport



Shorti i fazës së grupeve të Champions League në Gjenevë ka vënë menjëherë përballë, njërin kundër tjetrit, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi, por ndeshjen mes Juventus e Barcelonës do të kenë një shije të vecantë edhe për Miralem Pjanic e Arthur, protagonistë të shkëmbimit që ndezi merkaton. Një shaka e fatit, ajo e shortit në Zvicër, që mesfushori boshnjak ka dashur ta komentojë me ironi në rrjetet sociale, duke dërguar një paralajmërim të qartë për ish-shokët e tij: “Do të jetë emocionuese të kthehem në Torino. Edhe sepse ka dashur gjithnjë me zemër të fitojë në Juventus Stadium. Mezi pres tiu shoh së shpejti ” ka shkruar në Instagram.

Emoticon të buzëqeshur që shoqërojnë postimin sqarojnë se ajo e boshnjakut është vetëm një batutë, por sidoqoftë Pjanic i ka hapur sfidën bardhezinjve në vigjilje të përplasjeve të Champions. Vetë Pjanic e ka përmbyllur pastaj mesazhin duke shkruar: “Grupi na ra I fortë, por Champions League nuk është pë rata që pëlqejnë gjërat e lehta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *