• |
ide | kryesore

Video/ City katastrofë, -8 nga Everton: Ancelotti me pikë të plota në Premier League

-Instant, F1, Sport, Video



Nuk ndalet vrapimi në Premier League i Everton të Carlo Ancelotti, i pari me pikë të plota (12) pas 4 javësh. Toffees mposhtën 4-2 Brighton: shënuan James Rodriguez (dygolësh), Mina e Calvert-Lewin. Poker edhe për Chelsea: 4-0 ndaj Crystal Palace firmosur në pjesën e dytë nga golat e Chilwell, Zouma e Jorginho (dygolësh). Manchester City, vazhdon periudhën jo: 1-1 kundër Leeds të Marcelo Bielsa, vendosur nga golat e Sterling e Rodrigos.

EVERTON-BRIGHTON 4-2
Në Goodison Park, vazhdon përralla e Everton të Carlo Ancelotti, që merr fitoren e katërt në po kaq ndeshje të Premier League. Rezultatin e zhbllokoi Calvert-Lewin, protagonisti absolut i këtij fillim sezoni për Toffees, që në të 16′ mori një kros nga Sigurdsson e me kokë shënoi golin e 1-0. Vendasit humbën Richarlison për shkak dëmtimi në të 25′ e në të 41′ erdhi barazimi i Maupay, që përfitoi nga gabimi në dalje i Pickford. Në momentin më të rëndësishëm, James Rodriguez i ngjit në katedër e fitoi ndeshjen: në kohën shtesë të pjesës së parë, kolumbiani ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, që Mina e ktheu në gol, ndërsa në pjesën e dytë ish-lojtari i Real Madrid është ende protagonist absolut: mes minutës së 51′ e 70′, fantazisti shënon dygolëshin personal, duke shfrytëzuar shërbimet nga e majta të Iwobi e Doucoure. Në fund, Bissouma ngushtoi diferencën, por Everton fitoi 4-2 e udhëheq në krye me pikë të plota.






LEEDS-MANCHESTER CITY 1-1
Manchester City, që kërkonte të fshinte humbjen në Leicester, e nisi fort ndeshjen e pas 3 minutash shkoi pranë avantazhit me goditjen e dënimit të De Bruyne që befasoi Meslier por u përplas në shtyllë. Në të 17’, skuadra e Guardiolas arriti të shënojë: Sterling bëri gjithcka mirë nga e majta, doli në qendër e realizoi në shtyllën e dytë. Që Citizens do e kishin të vështirë u kuptua në pritjet vendimtare të Ederson, ndaj Dallas e Ayling, por në pjesën e dytë Bielsa hodhi në fushë Rodrigo e zëvendësimi rezultoi i gjetur: spanjolli, pak minuta pas hyrjes në fushë, goditi traversën. Nga goditja e dënimit që pasoi, Ederson gaboi daljen, duke e përplasur topin tek Mendy, e për Rodrigo ishte e thjeshtë të barazonte në të 59’. Sulmuesi i Leeds, 10 minuta më pas shkoi pranë golit të dytë në një goditje me kokë, por portieri i City ishte i mrekullueshëm në devijimin në traversë. Bielsa përmbush kështu misionin e merr një barazim prestigjoz, ndërsa City zbret në -8 (por me një ndeshje për të rikuperuar) nga Everton.


CHELSEA-CRYSTAL PALACE 4-0
Chelsea kthehet të fitojë në Premier League, pas tre javësh e harron kështu humbjen djegëse me penallti në Carabao Cup kundër Tottenham. Skuadra e Lampard dominoi gjithë ndeshjen, por pas rasteve të humbura, arriti të zbllokojë situatën në të 50’: pas një rrëmuje në zonën e Crystal Palace, Chilwell shënon nga fare pranë. Blues tani mund të administrojnë rezultatin e në të 66’ shënuan golin e 2-0: perfekt krosi nga e majta i Chilwell e po ashtu edhe goditja me kokë e Zouma. Në fund të ndeshjes dy penallti rrëzuan përfundimisht miqtë: faullet e Mitchell e Sakho ndaj Abrahams e Havertz i lejuan Jorginhos të firmosë dygolëshin me dy goditje fotokopje nga pika e bardhë.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE

Chelsea 4 – 0 Crystal Palace
Everton 4 – 2 Brighton & Hove Albion
Leeds United 1 – 1 Manchester City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *