• |
ide | kryesore

Video/ Roma mund Udinesen: Kumbulla i gëzohet fitores së parë me verdhkuqtë

-Instant, Sport, Video



Roma mposht Udinese 1-0 në javën e tretë të Serie A e merr kështu fitoren e parë sezonale. Në Dacia Arena është luajtur një ndeshje e ekuilibruar e me shumë rastë për të dy ekipet, vendosur vetëm nga një magji e Pedros, në golin e parë me fanellën verdhekuqe. Skuadra e Fonsecas vuan shumë në fund, por ngjitet në kuotën e 4 pikëve në klasifikim, ndërsa ajo e Gotti mbetet e fundit me 0 pikë.

Një fitore e vuajtur, por shumë e rëndësishme. Roma kthehet nga Udine me tre pikët e para të sezonit e me ndërgjegjësimin se ka në arsenalin e saj një armë që pak në Serie A mund ta barazojnë: Pedro Rodriguez. Është ai që vendos sfidën në Dacia Arena, me një kryevepër oportunizmi, intuite e talenti. Kondicioni fizik i verdhekuqve nuk është akoma në maksimum e fundi i ndeshjes e dëshmoi.

Përvec spanjollit, Fonseca mund të besojë edhe tek një mbrojtje solide, me ardhjen e Marash Kumbullës, edhe kur ajo vihet në provë të vështirë, e tek një Mirante akoma vendimtar. Elementë të rëndësishëm për një skuadër që në aspekte të tjera vazhdon të ngjajë një kantier i hapur. Udinese mbetet e fundit e klasifikimit bashkë me Crotone, por mbi të gjitha nuk arrin të fshijë “zeron” e golave të shënuar, pavarësisht një finale plot karakter e me shumë raste shënimi. E dhëna me shqetësuese e një nisje sezoni vërtetë të komplikuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *