• |
ide | kryesore

2 persona plagosen pas një sherri në Krujë, policia arreston 57-vjeçarin që përdori sende të forta

Lajme, Të fundit



Arrestohet në flagrancë një 57-vjeçar nga Kruja dhe shpallet në kërkim një tjetër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bëjnë me dije se arraestuan në flagrancë shtetasin V.A., 57 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim për djalin e tij, shtetasin E.A., 22 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me një send të fortë, në pjesë të ndryshme të trupit shtetasit F.B., 53 vjeç dhe A.B. 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *